Drejtori i Policisë së Lezhës Islor Islami ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si drejtues, menjëherë pas zbulimit të ambienteve per lojëra fati në Laç dhe në Milot.
Kujtojmë se më herët Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Rastet”, nga ku janë zbuluar në Milot dhe në Laç 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri, si edhe në njërin prej tyre shtieshin e lëndë narkotike.
Si rezultat i operacionit kanë rënë në pranga 3 shtetas. Tre personat që janë arrestuar janë Shkëlzen Preni, Dorjan Medha dhe S. Sh., në kërkim është shpallur Pjetër Lleshi, pronari i njërit prej ambienteve, dhe një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë. Theksohet se të gjithë janë pronarë ose administratorë të këtyre ambienteve


