• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODHI? Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës
Home
Politikë

ÇFARË NDODHI? Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës

3 September, 2025 s.autor Politikë

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka.

Vendimi është marrë dy ditë më parë, në mënyrë të njëanshme, vetëm me votat e shoqërisë Mabco Construction sa e Pacollit, ndërkohë që aksioneri i minorancës, 2A Group, nuk ka qenë i pranishëm fare në mbledhje.

Aeroporti i Vlorës është përfshirë nga një skandal i madh publik, teksa dy aksionerët po përplasen publikisht për aksionet. Kompania 2A Group, e cila zotëron 2 për qind të aksioneve në këtë koncesion pretendon se asaj i takojnë 47 për qind të aksioneve, sipas një marrëveshje të fshehtë që palët kanë firmosur në vitin 2022, që u bë publike nga gazetari Mero Baze.

Por ky variant nuk pranohet nga Mabco Construction, e cila sot zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit.

Skandali i Aeroportit të Vlorës shpërtheu pas një investigimi të Kapitalit. Fillimisht biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, u mundua ta përgënjeshtrojë investigimin e Kapitalit, por vetëm një orë më vonë çështja shpërtheu publikisht, teksa aksioneri i minorancës, Valon Ademi e akuzoi Pacollin për mashtrues.

Nuk dihet nëse shkarkimi i Valon Llukës nga posti i administratorit të Aeroportit ka lidhje me luftën e ashpër mes dy aksionerëve. Por sherri mes Pacollit dhe Valon Ademit duket se ka krijuar një problem shumë të madh në aeroportin e Vlorës, të cilin kryeministri Rama kishte premtuar se do ta hapte për sezonin turistik të këtij viti./TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJE SHOKUESE NË GREQI/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij
Previous article HARROJNË MIKROFONAT HAPUR/ Putin dhe Xi: Me transplantime organesh jetojmë 150 vjet

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT