Kate është adhuruar nga miliona fansa praktikisht për çdo gjë. Ajo gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për mënyrën e të veshurit, por sot Shije.al ka zgjedhur ta ketë në fokus për ushqimin që konsumon.
Ajo i humbi në kohë rekord kilet pas shtatzanisë së dytë dhe ia ka dalë të ruajë një peshë kostante gjatë gjithë kohës.
Mësohet se William dhe Kate, së bashku me fëmijët hanë si një familje e zakonshme në tavolinë. Para shtatzanisë, Kate ndoqi dietën e Dukës, e cila është e lartë në proteina dhe e ulët në karbohidrate. Jennifer Lopez ka pranuar ta ketë mbajtur këtë dietë gjithashtu.
Proteina, fruta dhe perime. Këto zënë vendin kryesor në dietën e saj ushqimore.
Për të mbajtur të shëndetshme lëkurën dhe flokët e saj ajo konsumon më së shumti:
Qumësht bajameje
Sallatë me shalqi
Peshk të marinuar mirë
“Goji berries” disa kokrra të kuqe që janë shumë të pasura me vitamina
Një sallatë me karota dhe mish pule, është receta më e zakontë e mëngjesit për të. Avokadot, tërshërët dhe manaferrat e ndihmuan të mos shtonte shumë kile gjatë shtatzanisë.
Edhe pse të ngrënit në publik ka risket e veta, Kate dhe William nuk i rezistojnë pjatave të ndryshme që provojnë nëpër eventet ku janë të ftuar.
Në festivalin e verës dhe ushqimit që u zhvillua në Kolumbi, Kate nuk nguroi të provonte një salcë me mustardë.
“Sa e mirë. Nuk e kisha provuar kurrë diçka të tillë më parë”- u shpreh ajo./shije