• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË FSHIHET PAS PËRPLASJES SË TRUMP ME KREUN E REZERVËS FEDERALE? Sprova për tregjet financiare dhe alibia për ekonominë që nuk po shkon aq mirë
Home
Nderkombetare

ÇFARË FSHIHET PAS PËRPLASJES SË TRUMP ME KREUN E REZERVËS FEDERALE? Sprova për tregjet financiare dhe alibia për ekonominë që nuk po shkon aq mirë

12 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Përplasja mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell, po shndërrohet në një provë të re për tregjet financiare, ashtu siç ndodhi në prillin e kaluar me tarifat doganore. Atëherë, reagimi negativ i tregjeve e detyroi Shtëpinë e Bardhë të bënte një hap pas, qoftë edhe të përkohshëm. Tani, Trump përballet sërish me të njëjtin test.

Reagimi i parë ka qenë i menjëhershëm. Kontratw-marrwveshjet e shitjeve dhe blerjeve nw bursën së Wall Street ishin nw rënie, dollari ka humbur rreth 0.38% ndaj valutave kryesore dhe normat e interesit tw titujve amerikanë me maturitet 10-vjeçar janë rritur me tre pikë bazë.

Me pak fjalë, të gjitha asetet kryesore financiare amerikane po reagojnë negativisht ndaj lajmit se administrata Trump ka zgjedhur të godasë kreun e bankës qendrore përmes Departamentit të Drejtësisë.

Por elementi kyç është fakti se Powell nuk është tërhequr. Në reagimin e tij publik, ai e cilësoi këtë veprim si “të paprecedentë” dhe pjesë të një presioni më të gjerë nga ana e administratës. Sipas Powell, kërcënimi me ndjekje penale është pasojë direkte e faktit që Rezerva Federale vendos normat e interesit mbi bazën e asaj që i shërben interesit publik dhe jo sipas preferencave politike të presidentit.

Powell ishte i ashpër, duke e hedhur vështrimin përtej përfundimit të mandatit të tij në maj. Ai paralajmëroi se në thelb çështja ka të bëjë me atë nëse Rezerva Federale do të vazhdojë të marrë vendime mbi bazën e të dhënave ekonomike dhe kushteve reale, apo nëse politika monetare do të diktohet nga presioni politik dhe intimidimi.

Në thelb, përplasja mes Trump dhe Powell përfaqëson përballjen e dy modeleve të ndryshme. Nga njëra anë, një pushtet ekzekutiv i fortë që kërkon të kontrollojë institucionet ekonomike sipas interesave politike dhe personale; nga ana tjetër, parimi i ndarjes së pushteteve dhe pavarësia e bankës qendrore në përcaktimin e kostos së parasë, frenimin e inflacionit dhe garantimin e nivelit më të lartë të mundshëm të punësimit, sipas modelit liberal-demokratik.

Paradoksi është se, teorikisht, Trump nuk kishte nevojë për këtë sulm. Pas tetë vitesh në krye të Rezervës Federale, mandati i Powell përfundon pas katër muajsh. Vetë Trump ka deklaruar së fundmi për “New York Times” se tashmë ka zgjedhur pasardhësin. Mediat spekullojnë se bëhet fjalë për Kevin Hassett, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit, që sipas vëzhguesve, do të ndjekë linjën e Shtëpisë së Bardhë për ulje të fortë të normave të interesit, edhe pse inflacioni mbetet pranë 3%.

Megjithatë, kontrolli i plotë i Rezervës Federale nuk është ende i sigurt. Komiteti Federal i Tregut të Hapur vazhdon të ketë anëtarë të emëruar përpara rikthimit të Trump në pushtet, si dhe drejtues të bankave rajonale që nuk i binden drejtpërdrejt Shtëpisë së Bardhë. Edhe me një kryetar të ri, Trump mund ta ketë të vështirë ta orientojë shpejt bankën qendrore sipas dëshirës së tij. Kjo shpjegon edhe strategjinë e presionit, e cila shërben njëkohësisht si mesazh paralajmërues për pjesën tjetër të drejtuesve të Rezervës Federale.

Një arsye tjetër e sulmit ndaj Powell lidhet me kërkimin e një fajtori, në një moment kur ekonomia amerikane po shfaq më shumë dobësi sesa sugjerojnë shifrat kryesore. Rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit 2025 ishte 4.5% në terma vjetorë, por jashtë sektorit teknologjik ajo mezi kalon 1%. Investimet private, jashtë teknologjisë dhe qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale, kanë rënë me mbi 4% krahasuar me një vit më parë.

Ngadalësimi reflektohet edhe në tregun e punës, teksa automatizimi po nxit sektorin teknologjik të shkurtojë më shumë vende pune. Në këtë kuptim, ekonomia amerikane po shfaq gjithnjë e më shumë tiparet e një rritjeje dinamike, prej së cilës përfiton kryesisht një pakicë e pasur.

Në këtë sfond, me Trumpin qw po pwson rënie në sondazhe dhe zgjedhjet e mes-mandatit që afrohen në nëntor, sulmi ndaj kreut të Rezervës Federale shihet nga shumë analistë si përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë politike nga problemet ekonomike.

Së fundi, ekziston edhe një dimension personal. Më 24 korrik të vitit të kaluar, Trump vizitoi kantierin e rikonstruksionit të ndërtesës së Rezervws Federale, pikërisht projektin për të cilin sot po kërkon të vërë Powell nën akuzë. Atë ditë, presidenti e akuzoi publikisht për tejkalime buxhetore, duke i ekzagjeruar shifrat. Powell e korrigjoi menjëherë, përpara kamerave. Një korrigjim faktik, por i bërë në publik, një gjest që, sipas vëzhguesve, Trump rrallë e harron pa shkaktuar pasoja./CorrieredellaSera

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I LA FËMIJËT VETËM NË BANESË/ Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi
Previous article ÇFARË NDODHI? Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT