• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARE FSHEHU KRYEMINISTRI?/ Forcohet hipoteza: Hajdarmataj u shkarkua për 613 kg e kokainës së Durrësit
Home
Breaking News

ÇFARE FSHEHU KRYEMINISTRI?/ Forcohet hipoteza: Hajdarmataj u shkarkua për 613 kg e kokainës së Durrësit

10 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se Besim Hajdarmataj u shkarkua nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të hetimit të 613 kg kokainë që u kap në portin e Durrësit.

Gjatë fjalimit në Parlament, Kryeministri u shpreh se hetimi për sasinë më të madhe të kokainës të kapur në Shqipëri, kishte nisur kohë më parë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta kishte hetuar më parë.

“Çështja e kokainës është një hetim që ka filluar më parë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta kishte hetuar më parë. Prokuroria për Krimet e Rënda taposi hetimet për kokainën“, u shpreh Rama.

Megjithatë Kryeministri nuk preferoi të fliste më shumë për këtë çështje, duke shtuar se koha do të tregojë të vërtetën.

“Ne presim, ne kemi durim të madh për të mbajtur edhe për të dhënë, me gjithë koston e madhe të perceptimit të opinionit se këtu jemi të gjithë njësoj. E vërteta për hetimin e kësaj çështje mund të vonojë, por do dali“, tha Kryeministri Rama.

Besim Hajdarmataj u shkarkua dje si kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe në vend të tij u emërua Donika Prela. Hajdarmataj është njëri nga prokurorët që heton dosjen për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndërkohë, Partia Demokratike sulmoi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku për shkarkimin e Hajdarmatajt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGEC NË VETING/ “Nuk justifikon dot apartamentin 140 mijë euro". Shkarkohet gjyqtari Fatmir Hoxha
Previous article Majlinda i hap djalit llogari në Instagram, por reagimi i Majk nuk pritej (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT