• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇFARË FAJI KAM UNË”/ Evi Kokalari nuk i ndahet Belind Këlliçit: Po më sulmon nëpër media…
Home
Politikë

“ÇFARË FAJI KAM UNË”/ Evi Kokalari nuk i ndahet Belind Këlliçit: Po më sulmon nëpër media…

28 June, 2022 s.autor Politikë

Evi Kokalari nuk i ndahet deputetit demokrat Belind Këlliçit. Kokalari ka akuzuar sërish Këlliçin se fshihet pas sulmeve që po i bëhen asaj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, koaklari ka publikuar një koment që është bërë në media kundrejt saj. “Si nuk del njoni ta rraf mirë dhe t’ia jap flokët në dorë”, ky është komenti i bërë sipas Kokalarit, e cila akuzon Këlliçin se qëndron pas këtyre sulmeve publike.

Kokalari thotë se këto sulme po vijën fill pas denoncimeve që ajo ndaj Këlliçit se ka manipuluar votat në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike.

“Si nuk del njoni ta rraf mirë dhe t’ia jap flokët në dorë”, m’u kujtua episodi i Musine Kokalarit, e cila kur doli nga një prej seancave të gjyqit, pjellat komuniste i shkulën flokët. Faji i saj i vetëm ishte se kërkoi një sistem politik dhe zgjedhje të ndershme në të mirë të vendit të saj. Pak, shumë pak kanë ndryshuar njerëzit këto 80 vitet e fundit. Ka akoma monstra që dhunën, sharjet dhe shpifjet i kanë rendin e ditës, dhe sa nga ju ‘intelektuale’ keni ngritur zërin ndaj këtij lloj sulmi që keni parë këto 5 javë kundër meje?

Sa nga ju gazetarë që flisni “realitetin” keni thënë “boll” me këtë absurditet. As nuk dua t’i hyj faktit që ata që predispozoheshin miqtë e mi më të ngushtë në Tiranë, i kanë dhënë platforme totalisht monstrave si Belind Këllira, që siç ma kanë pranuar dhe ata vetë – është mbas të gjitha këtyre sulmeve nga dy portalet plehra. Sa nga gratë gazetare kanë reaguar për këtë lloj vullgariteti drejtuar nga katër-pesë meshkuj?

E po ta marrim hollë-hollë, cili qe faji im këtu? Që denoncova manipulim votash dhe listash në zgjedhjet e Këshillit dhe të Kryesisë? E sa nga ju mendoni se e meritoj këtë lloj sjelljeje? Sa nga ju anëtarë të PD ngritët zërin kundër sulmeve absurde të CNA & Nova medias? Po nga ju të shoqërisë civile që na çanit veshët ditë e natë duke bërtitur kundër padrejtësive, sa herë e ngritët zërin? ZERO!!! Hipokrizia juaj duket qartë. Indiferenca juaj është e turpshme. Karakteri juaj – mediokër”, shkruan Kokalari.

Prej kohësh, Kokalari dhe Këlliçi po përplasen, pas denoncimeve që nisi Kokalari ku ka nisur denoncimet për manipulimin e votave që sipas saj ka bërë Belind Këlliçi, ku ka postuar foto me numra dhe shkruan se janë numrat respektivë të përdorur në listën e votimit për kandidatët e Këshillit Kombëtar të PD-së më 30 prill. Sipas saj, me anë të kësaj liste Këlliçi ka lobuar dhe orientuar votuesit për kandidatët që janë zgjedhur. Kokalari thotë se nga 67 personat në listë që ka publikuar, 43 prej tyre janë zgjedhur dhe përbëjnë 15% të Këshillit. Sipas Kokalarit, Këlliçi ka fuqizuar kështu klanin e tij dhe kanë lënë jashtë liste të rinjtë e tjerë që kandiduan.

Kokalari akuzoi Këlliçin se kishte lobuar dhe orientuar votat për të siguruar një vend në Kryesi. Kjo përplasje nisi para se PD e Berishës të finalizonte zgjedhjen e organeve drejtuese, përmes posteve më të rëndësishme në parti pas kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve, por që Këllici nuk mori asnjë post. Ndërkohë, pas akuzave, deputeti demokrat e ka paditur në gjykatë Kokalarin, duke thënë se do të provojë shpifjet e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "REPERËT MË TË MËDHENJ NË EVROPË..."/ Noizy ndan detajet e reja nga koncerti i tij (FOTO)
Previous article DIALOGU PRISHTINË-BEOGRAD/ Lajçak vizitë treditore në Serbi, takohet me Vuçiç dhe liderë të opozitës

s.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT