• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË DUHET TË KONSUMONI PASI KENI KALUAR COVID-19? Mjeku popullor: Çdo mëngjes esëll…
Home
Sociale

ÇFARË DUHET TË KONSUMONI PASI KENI KALUAR COVID-19? Mjeku popullor: Çdo mëngjes esëll…

10 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku popullor, Ylli Merja, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, për të treguar produktet bimore që ndihmojnë mushkërinë të rikuperohet pas Covid-19. Çfarë duhet të konsumojmë pasi kalojmë Covid-19?

Merja u shpreh se nëse një person është në 2-3 javëshin e fazën së kësaj lufte, ka nevojë për të marrë produkte të frutave të thata. Ai shtoi se në mëngjes duhet të pijë esëll një gotë lëng mishi me një vezë të freskët.

“Lëng mishi, pula është më e mirë apo qengji e keci. Merret një gotë e vakët me lëng mishi, thyejmë një vezë të freskët dhe e hedhim aty. Për dy javë në mënyrë të pandërprerë duhet të konsumohet çdo mëngjes esëll”, tha Merja, i cili shtoi se ndihmon në rigjenerimin e mushkërisë.

Më pas ai shtoi se tani që jemi në fazën e pranverës, natyra është shumë dinamike dhe çelin lulet.

“Lulja e aguliçes, është një çaj që qetëson kollën, e shoqëruar me 12-15 pika propolis me rigon. Antiviral i fuqishëm. Jo më pak se 2-3 javë. Ai që është post Covid të ngjisë shkallët e pallatit në mënyrë të përshpejtuar. Nëse nuk ka probleme me gjymtyrët do të thotë se nuk ka probleme me mushkëritë. Ai që e ka mushkërinë të rigjeneruar, e bën ecjen pa probleme. Edhe matja me oskimetër. Nëse ka sërish probleme me mushkëritë, duhet të vazhdojë lëngun e mishit dhe çajin për kollën”, tha Merja.

Ky i fundit tha se njerëzit që kanë patur probleme me pagjumësinë, lodhjen, duhet të përdorin qumështin e bletës në mëngjes. Ndërsa ata që kanë patur lemzë të pandërprerë ju vjen në ndihmë çaji i nenexhikut.

“Nuk ka asnjë përjashtim, çdo lloj moshe që e kanë kaluar Covid, u rekomandohet këto që ne këshilluam. Ndërsa kur kanë luhatje të tensionit, lule murrizi, gjethe ulliri, çaj nenexhiku i qetëson plotësisht edhe anën nervore dhe aritminë e zemrës. Lulet e murrizit janë sikur muskulaturës së zemrës ti bëjmë gjimnastike”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIZON METËN/ Veliaj: Ia qaj hallin, e dhimbshme të shikosh partinë që themelove të shpërbëhet para syve të tu
Previous article DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani ndez motorët, ja formacioni i mundshëm ndaj Kampionëve të Superiores...

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT