• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË DO TË NDODHË ME MËSUESIT QË REFUZUAN ASTRAZENECA? Manastirliu: Procesi i vaksinimit do të vijojë edhe për këta arsimtarë
Home
Politikë

ÇFARË DO TË NDODHË ME MËSUESIT QË REFUZUAN ASTRAZENECA? Manastirliu: Procesi i vaksinimit do të vijojë edhe për këta arsimtarë

19 March, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në emisionin Log., në “ABC” foli për mësuesit të cilët refuzuan të merrnin doza të vaksinës anti-Covid.

Ajo u shpreh se procesi i vaksinimit do të vijojë edhe për këta arsimtarë, derisa të vaksinohet edhe mësuesi i fundit.

“Ne kemi vaksinuar më shumë 6 mijë mësues dhe në total kemi 36 mijë mësues në sistemin publik dhe jopublik. Kemi kapacitet të mjaftueshme dhe të bollshme. Ata që nuk e kanë bërë do t’i presim deri sa të vaksinohet edhe mësuesi i fundit”, u shpreh Manastirliu.

Ndërsa personat që kanë dërguar formular për të mos aplikuar vaksinën, por që tashmë me vendimin e EMA e cila konfirmoi efikasitetin dhe sigurinë e AstraZeneca, ndoshta do të mund të duan të marrin këtë vaksinë, Manastirliu tha se tek formularët janë të vendosura të gjitha të dhënat të cilat janë standarde në të gjithë botën dhe se nuk do të ndryshojë asgjë.

“Për të gjitha ata që kryejnë vaksinimin dhe për mësuesit ka një formular që bën verifikimin e gjendjes shëndetësore të të gjithë atyre që duan të bëjnë vaksinës. Ka gjithashtu të dhëna të vaksinës që t’i bën. Formularët janë standard, të gjitha të dhënat janë të vendosura njësoj, në të gjithë botën është njësoj dhe ne nuk dalim ndryshe nga bota”, u shpreh ajo.

Por nëse një mësues sërish nuk bindet që të marrë doza të AstraZeneca, edhe pas vendimit të EMA për efikasitetin e saj, ministrja e Shëndetësisë këshilloi vaksinimin masiv, sepse mbetet arma e vetme me të cilën mund të luftohet kjo sëmundje e rëndë.

“Sfida e vaksinimit është që të gjitha popullata të pranojë vaksinimin me vaksina që janë të sigurta. Unë besoj që asnjë botë mund të ketë luksin të zgjedhë, ne duhet të vaksinohemi. Ai që heziton ka një protokoll të caktuar, mjekë të familjes, ekspertë të shëndetit publik të cilët e shqyrtojnë situatë, por të jeni të sigurt se do të ketë një zgjidhje. Këtë proces e kam ndjekur me imtësi dhe jam shumë e informuar se ka vijuar. Fakti që kemi vaksinuar më shumë se 6 mijë arsimtarë tregon që ata e kanë pranuar”, tha më tej ajo.

Më tej ajo shtoi se frika është krijuar nga dezinformimet që sipas saj kanë ardhur nga njerëz, politikanë si edhe doktorë të papërgjegjshëm që kanë hedhur vetëm tymnajë në këtë sfidë.

“Ne si qeveri jemi të vendosur të ndjekim shkencën dhe ekspertët, siç kemi bërë gjatë gjithë këtij viti dhe kjo ka treguar se kemi qenë në rrugën e duhur”, tha ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTON DITËLINDJEN/ Pamje nga super festa e Oriola Marashit (FOTO)
Previous article RONALDINHO I SHKATËRRUAR TOTALISHT/ I afërmi i legjendës braziliane: Rri "tapë" gjithë kohën, pi çdo alkool që i del para...

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRUGORJA NË AKSION/ Arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur Aktualitet

RRUGORJA NË AKSION/ Arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur

TRAGJIKE NË GJERMANI/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në aksidentin me nëntë automjete Aktualitet

TRAGJIKE NË GJERMANI/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në aksidentin me nëntë automjete

MISIONI MBYLLET ME SUKSES/ Shqipëria mund Bjellorusinë dhe fiton grupin në Ligën e Kombeve Breaking News

MISIONI MBYLLET ME SUKSES/ Shqipëria mund Bjellorusinë dhe fiton grupin në Ligën e Kombeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT