• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ÇFARË JANË BOMBAT MOLOTOV”/ Artan Hoxha: Si janë krijuar dhe pse janë shumë të rrezikshme
Home
Breaking News

“ÇFARË JANË BOMBAT MOLOTOV”/ Artan Hoxha: Si janë krijuar dhe pse janë shumë të rrezikshme

13 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Protesta e opozitës më 11 maj u karakterizua nga akte dhune dhe sule ndaj ndaj 4 institucioneve, Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë. Kryefjalë e saj ishin bombat molotov, të cilat u përdorën për herë të parë, mes protestave të shumta të bëra nga PD-LSI.

Çfarë janë bombat Molotov, si janë krijuar, pse janë shumë të rrezikshme për jetën e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetarëve?!!!

Përgjigjet e këtyre pyetjeve e jep gazetari investigativ Artan Hoxha. Në një status në rrjetet sociale, ai ka dhënë disa informacione mbi origjinën e tyre, mënyrën se si prodhohen dhe pasojat e saj, duke bërë edhe një apel për qytetarët.

“Meqë sot pasdite jemi para një proteste kombëtare të njoftuar nga opozita, dhe në protestën e ditës së shtune u shfaqen për herë të parë gjatë këtyre protestave, bombat Molotov.

Çfarë janë bombat Molotov, si janë krijuar, pse janë shumë të rrezikshme për jetën e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetareve?!!!

(për përdorimin e gazit lotsjellës dhe masat mbrojtëse kundër tij kam folur që në protestën e para të 16 shkurtit)

Çfarë është bomba Molotov
Është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e dhunshëm në sheshe.

E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga ‘Nacionalistët Spanjollë’ të gjeneralit Francisco Franco kundër ‘Republikanëve Spanjollë’ të përkrahur nga komunistët sovjetik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatërruar e dëmtuar tanket sovjetike.

Përbërja e saj
Mjetet për të krijuar një Molotov janë të thjeshtë, një shishe qelqi e mbushur me lëndë djegëse e prereshme është benzina por edhe vajguri ka djegie të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës.

Për të shtuar rrezikshmërinë
Për të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napal duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.

Si përdoret?
Leckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegia dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.

Origjina e emërtimit Molotov
Megjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga e cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.

Ku përdoret?
Përveç luftës civile spanjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietike në Luftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

Nëse shihni dikë me një bombë Molotov të ndezur, qëndroni sa më larg të jetë e mundur, në të kundërt jeni para një rreziku serioz…”, shkruan Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAZIRAT E PROTESTAVE/ Ankohen tregtarët: Shitjet kanë RËNË, dyqanet i mbyllim
Previous article LETËR TRAKTATIT TË VARSHAVËS/ Mehmet Shehu: Bazën e Vlorës NUK do t’ua lëshojmë...

F.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT