Ditën e djeshme, të gjitha administratat e bashkive të drejtuara nga LSI, kanë nisur sulmin e urdhëruar nga shefja e tyre, për bllokimin dhe shkatërrimin fizik, të KZAZ-ve në zona, në zbatim të Dekretit të Presidentit, Ilir Metaj, për të mos lejuar zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, gjersa nuk mer pjesë partia e gruas së tij.
Por, ndërsa zyrtarët e bashkive dhe militantët në Skrapar, Delvinë, Gjirokastër, Berat e Kuçovë, po përleshen me policinë, për të ndaluar vjedhjen e votave më 30 qershor dhe; për të ndryshuar imazhin e dëmtuar të Shqipërisë nga korrupsioni, udhëheqësja e tyre, Monika Kryemadhi, është shtruar për 2 ditë trajtim, në një klinikë estetike “VIP”-ash, për të ndryshuar imazhin dhe format trupore.
Ky trajtim estetik, që këtë herë, do përqëndrohet vetëm në tërheqje-tendosjen e lëkurës së fytyrës e gushës, të fishkura nga stresi dhe lufta anti-korrupsion për hallet e popullit, po bëhet para protestës së 21 qershorit, me qëllim që imazhi i saj në betejen finale, të jetë sa më rinor e i bukur në sy të militantëve, sidomos para ndërkombëtarëve, që po i luten të rikthet në pushtet, bashkë Ilirin, Berishën, Lulin e Mediun.
Ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktaura në KZAZ-të e bashkive që drejton LSI-ja, por ama, dihet vlera financiare, që shefe Monika ka paguar në klinikën “VIP”, për të bërë ndërhyrjen e 9-të estetiko-plastike në 10 vite fundit: është 8 mijë euro, me 6 muaj garanci./Pamfleti