• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E DETIT NË HAGË/ Nikos Dendias: Një kapitull i ri mes dy vendeve tona, Greqia mbështetje Shqipërisë për integrimin
Home
Politikë

ÇËSHTJA E DETIT NË HAGË/ Nikos Dendias: Një kapitull i ri mes dy vendeve tona, Greqia mbështetje Shqipërisë për integrimin

21 December, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, tha sot në Tiranë, se Greqia do të mbështesë Shqipërinë në çdo hap në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Këtë deklaratë Dendias, e bëri në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Kjo e fundit shprehu falënderimet e saj për mbështetjen e ofruar nga Greqia.

“Rol Konstruktiv për problematikat e prapambetura. Greqia është mbështetës për Shqipërinë në rrugën e integritetit drejt BE. Faleminderit Niko.”

“Me homologun Nikos Dendias, në një diskutim mbi marrëdhënien bilaterale mes dy vendeve tona, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë.” u shpreh Olta Xhaçka.

Ndërkohë ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka theksuar se ardhja e tij në Tiranë, është hapi i fundit pas takimeve në Athinë. Sipas tij këto vizita tregojnë qasjen e qeveris së Mitsotakist për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi para nesh një hap konkret për të shtyrë para bashkëpunimin.” tha Dendias.

Ministri grek u ndal edhe tek situata në veri të Kosovës, duke thënë se ka nënvizuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja zgjidhje.

“Përshkallëzimi i çështjes, në veri të Kosovës. Në takimet që kam pasur si në Prishtinë dhe në Beograd kamë nënvizuar procesin e dialogut për të gjetur zgjidhje” tha Dendias.

Më pas ministri grek u ndal tek delimitimi i kufirit, duke thënë se dërgimi i çështjes në Hagë, është një kapitull i ri mes dy vendeve.

“Ne diskutuam edhe për marrëveshjen në parim para dy vitesh për të kaluar në kompromis për të dërguar në Hagë delimitimin e kufirit. Zgjidhja e ligjit të luftës dhe dy marrëveshjet e tjera. Për episodet në kufi, dhe mirëmbajta e piramidave kufitar. E drejta ndërkombëtare e detit është baza për zgjidhjen e diferencave shtetërore. Do hapi nja kapitull të ri të madh. Është një mesazh aktual dhe fatkeqësisht kanë bërë shfaqjen e tyre disa anashkalimi për pikat kufitare.” tha Dendias.

Dendias përmendi edhe takimin që pritet të zhvillojë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në zonat ku ka minoritet grek, duke thënë se mundësimi i kësaj vizite kontribuon në lidhjen e urave mes dy vendeve.

“Urat përbëjnë një hallkë mes dy vendeve tona. Vizita e Mitsotakis do të kontribuojë në këtë drejtim. Ne theksuam se duhet të thellohemi në tregti për mbrojtjen e mjedisit. Rasti i Lumit Vjosa. Kemi rënë dakord për një program mbrojtje pak më vonë rreth datës 20-23. Është një gjë e rëndësishme që do të shpallin kryeministrat tanë. Diskutuam edhe për energjinë. Pasi sulmi në Ukrainë po sjellë probleme me energjinë. Folëm për investime të Greqisë në Shqipëri. Është një nivel shumë i mirë i bashkëpunimit në OKB.”

“Greqia ka qenë një mbështetës i ngrohtë i integrimit të Shqipërisë. Por edhe të gjitha Ballkanit Perëndimor. Kushti është i drejtë, këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe nga Tirana, konfirmoj gatishmërinë tonë për çdo trajtim integrues për Shqipërinë që mendoni se është i dobishëm.” tha Dendias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI MBLIDHET SOT NË SEANCË PLENARE/ Votohet për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Rendi i ditës
Previous article ZELENSKY PËRGATIT DHURATËN PËR JOE BIDEN/ Flamurin ukrainas të firmosur nga ushtarët

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT