• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇESHTJA E DETIT”/ Myslym Pashaj: Rinegociimi, i vështirë. Grekët nuk lëshojnë pè
Home
Shqipëri

“ÇESHTJA E DETIT”/ Myslym Pashaj: Rinegociimi, i vështirë. Grekët nuk lëshojnë pè

14 November, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kolonel Myslym Pashaj tha për Top Story se deklaratat në mbrojtje të marrëveshjes së detit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, dëmtojnë pozicionin e Shqipërisë përballë Greqisë në bisedimet e reja.

Njeriu që denoncoi i pari marrëveshjen e 2009-s të qeverisë “Berisha”, shprehet skeptik për një pakt të ri.

Sokol Balla: Ju jeni i pari që denoncuat marrëveshjen e detit të firmosur nga qeveria Berisha në vitin 2009. Tashmë, qeveria Rama duket se ka nisur ta rinegociojë atë. Megjithatë, detajet janë mbajtur të fshehta, ka ndonjë arsye përse?

Kolonel Myslym Pashaj: Interesi është shumë i madh. Dëshira për një rinegociim është me interes, por a e ka këtë dëshirë pala tjetër apo jo? Kjo marrëveshje është shumë komplekse. Ajo ka qenë marrëveshje, por tanimë nuk është, sepse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka hedhur poshtë atë. Për ta rifilluar edhe njëherë do të jetë me shumë vlerë, por do të ketë vështirësitë e saj. Vështirësitë janë të kuptueshme sepse akoma në Shqipëri, sot kur interesohemi për këtë marrëveshje, disa nga udhëheqësit kryesorë politikë të vendit, figura të rëndësishme në vend, siç është Sali Berisha, por edhe të tjerë vazhdojnë të kumtojnë në mënyrë të habitshme, kur një gjykatë shqiptare e ka hedhur poshtë atë, thonë që; edhe 1 mijë herë të trajtohej ky problem, ai është siç ka qenë në atë kohë. Pranojnë që marrëveshja ka qenë e drejtë, nuk ka humbur Shqipëria dhe ky zë që vjen nuk është i përshtatshëm për ne këtu brenda vendit, por ky është një zë që u intereson grekëve.

Sokol Balla: Së paku nga sinjalet që janë marrë, të paktën nga ministri Bushati, duket se pala greke është e hapur ta rinegociojë. Çfarë mendoni ju që duhet të ketë kujdes pala shqiptare në negociatat e reja që po hapen me Greqinë?

Myslym Pashaj: Kanë kaluar 8 vjet, që është një kohë e gjatë. Çfarë ka bërë shteti shqiptar në këto 8 vjet? Problemi është që nga pikëpamja profesionale dhe juridike kishte boshllëqe të mëdha në mosnjohjen e standardeve ndërkombëtare të Konventës së Detit. Kështu që, institucionet shqiptare që duhet të jenë të fuqizuara secila në misionin e saj duhet të kishin bërë trajnime, seminare, trajtime e diskutime që në dëshirën e madhe për të bërë rinegociim, pala shqiptare të ishte e përgatitur.

Sokol Balla: Ju thoni që pala shqiptare është futur në rinegociata e papërgatitur?

Myslym Pashaj: Nuk mendoj se është futur e papërgatitur, por di se çfarë është bërë me institucionet shqiptare. Ne ende nuk kemi një hartë detare të të gjithë hidrografisë që ndahet mes dy shteteve. Nuk e kemi bërë ne një hartë të tillë, e ka bërë pala greke. Ajo është përgatitur në krahasim me ne.

Sokol Balla: Çfarë rrezikojmë, që të bëjmë një tjetër gabim?

Myslym Pasha: Unë mendoj që pala greke është plotësisht e armatosur që ashtu siç e bëri luftën në tavolinën diplomatike, edhe kësaj radhe nuk do të lëshojë pe, për arsye se kemi të bëjmë me një marrëveshje të firmosur nga të dyja palët dhe kjo i bën ata që të jenë më të sigurtë. Nëse do të lëshojnë pe, pra do të jenë dakort për rinegocim, kjo është një gjë shumë e madhe.

Sokol Balla: Pse jeni skeptik, ose pse jeni i bindur që pala greke nuk do të rinegociojë sa i përket kufirit detar?

Myslym Pashaj: Unë vetë nuk e kam dëgjuar nga goja e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, që të thuhet që pala greke ëshë e gatshme për të bërë rinegociata. Unë di që problemi është shtruar në tavolinën diplomatike, por ai duhet të marrë udhë, pasi ka disa probleme brenda saj. Duhet të marrë udhë sepse problematika e marrëveshjes është shumë komplekse. Duhet marrë parasysh që pala shqiptare në bisedimet që janë bërë me palën greke, nuk ka qenë e barabartë. Ka qenë profesionalisht e paaftë për të përballuar këtë betejë, që është “luftë” në tavolinë.

TCh

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusia harton legjislacionin që synon mediat e huaj
Previous article ALFRED PEZA/ Të jesh në qeveri dhe të jesh në pushtet

Redaktor1

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT