• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E DETIT/ Mediat greke konfirmojnë deklaratën e Ramës: Nuk ka ende asnjë bisedim për…
Home
Politikë

ÇËSHTJA E DETIT/ Mediat greke konfirmojnë deklaratën e Ramës: Nuk ka ende asnjë bisedim për…

2 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias do të vizitojë së shpejti Tiranën për të rifilluar bisedimet e ndërprera për çështjen e delimitimit të kufirit detar. Kështu paralajmëroi ditën e sotme një prej mediave më të mëdha online në Greqi, “E-Today”, e cila citon burimet e saj brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme Helene. Sipas kësaj media, Dendias, i cili ndodhet aktualisht në Nju Jork për t’u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB ka vendosur në axhendë në një të ardhme të afërt një vizitë në Tiranë, për t’u takuar me homologun e tij shqiptar.

Në të njëjtin artikull, “E-Today” konfirmon diçka që Kryeministri Shqiptar tha publikisht një javë më parë. Që prej vendosjes në pushtet të Kryeministrit të ri, Qirjakos Miçotaqis, nuk ka pasur asnjë shkëmbim zyrtar midis dy shteteve tona në lidhje me kufirin detar. Diçka e tillë nuk ka ndodhur as në dy kontaktet e fundit midis dy krerëve të shtetit, në rastin e tërmetit të nëntorit apo në takimin e fundit në OKB. Në vijim, gjithashtu shpjegohet se çështja e detit është shndërruar në një përparësi për Athinën rishtazi, për shkak të fërkimeve në ujrat e Egjeut me Turqinë.

Konkretisht, që prej vitit 1974 Greqia ka një marrëveshje për demilitimin e ujrave me Italinë. Shqipëria në atë kohë nuk pranoi të merrte pjesë në takim për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike me Greqinë.

Në vijim, Athina ratifikoi të njëjtën marrëveshje edhe me Egjiptin, ndërsa Turqia dhe Shqipëria mbeten aktualisht dy fqinjët e vetëm me të cilët shteti grek nuk ka ende një akord për delimitimin e ujrave. Në optikën greke, ratifikimi i një marrëveshje mes dy palëve tona do të shërbente si mjet presioni ndaj Ankarasë, për të detyruar edhe palën turke që të ulet në tryezë për përcaktimin përfundimtar të vijës së shumëdebatuar mes dy shteteve.

“E-Today” raporton se një marrëveshje në fakt midis palëve u gjet në vitin 2009, por atëherë Kryeministri Rama në opozitë e anulloi akordin, duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi ta zhbëjë atë. Për këtë arsye, artikulli shkruan se “pavarësisht klimës shumë më të mirë politike, që lehtëson gjetjen e një marrëveshje të re, ajo nuk mund të jetë e njëjtë me atë të vitit 2009, e cila mbetet e papranueshme për palën shqiptare dhe posaçërisht Kryeministrin Rama”.

Sipas Traktatit të Gjirit të Montagos në vitin 1982, çdo shtet ka të drejtë të shtyjë ujrat e tij territorial në 12 milje detare, nga skaji i fundit i kontaktit të detit me tokën kombëtare. Megjithatë, diçka e tillë mbetet e pamundur në rastin e kanalit të Korfuzit, ku gjatësia nuk i kalon 24 miljet (12 për secilin shtet) dhe në këtë rast duhet të aplikohet parimi i reciprocitetit, me secilin shtet që duhet të përfitojë një pjesë të barabartë. Nëse kufiri do të ishte një vijë e drejtë, një vijë e mesme e barazlarguar do të ishte e lehtë të gjendej, por për shkak të dhëmbëzimit dhe harkimit të territorit të Shqipërisë dhe Korfuzit përballë njëri-tjetrit, është e nevojshme që palët të delimitojnë konkretisht në hartë pikat e ndarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet i vdekur në shtëpi Dj i njohur i hitit të famshëm “I like to move it”
Previous article NDODH MREKULLIA/ Mjekët shqiptarë shpëtojnë foshnjën 9-muajshe që gëlltiti kokrrën e fasules. Nëna serbe mesazh...

s.autor

Postime të ngjashme

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet Politikë

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë… Politikë

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT