• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ç’është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani?
Home
Shëndet

Ç’është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani?

29 November, 2017 Redaktor2 Shëndet

Siç sugjeron edhe emri, fillet prapa planit të dietës Paleo datojnë qysh nga epoka e Paleolitit.

Plani ushqimor i kësaj diete promovon konsumimin e ushqimeve të shëndetshme dhe me vlera ushqyese, por gjithashtu është shumë kufizues dhe eliminon grupe të tëra të ushqimeve.

Cili është qëllimi kryesor i dietës së Paleos?

T’i shmangë ushqimet e procesuara, sheqerin, produktet djathore dhe kripën, etj. Në vend të tyre, plani përqendrohet në konsumimin e yndyrave të shëndetshme, duke filluar nga arrat, farat, vajin e ullirit, mishrat e ushqyer me bari, e deri te vezët, pemët dhe perimet.

Pra, ideja kryesore është të hani përbërës të cilët kanë qenë në dispozicion gjatë epokës së Paleolitit. Në teori, ne kemi evoluar me këto ushqime, prandaj trupat tanë janë të mësuar mirë me këto ushqime, ndryshe nga ushqimet e proceduara.

Çfarë nuk guxoni të hani në dietën e Paleos?

Duke qëndruar besnik ndaj origjinës, plani ushqimor i kësaj diete nuk përfshin asnjë ushqim të cilin nuk e kanë konsumuar paraardhësit tanë.

Ndjekësit e kësaj diete guxojnë të hanë mishra, vezë dhe peshk, dhe këto e përmbushin sasinë ditore të rekomanduar të proteinës. Megjithatë, shmangia e produkteve djathore mund të jetë problematike sepse janë burim primar i kalciumit, fosforit, vitaminave dhe zinkut.

Si duket dieta ditore e Paleos?

Për mëngjes: Vezë të fërguara apo perime dhe omëletë salmoni me frut të freskët sezonal. Gjithashtu edhe kafe, çaj apo lëng të freskët të shtrydhur.

Për drekë: Perime të freskëta nga kopshti, avokado dhe ushqim deti, sallatë me lëng limoni apo uthull dhe vaj ulliri. Ujë mineral, çaj bimor apo një gotë verë.

Për darkë: Mish të lopës, derrit apo peshk të freskët. Perime si brokoli, karotat, etj. Ujë, çaj dhe ujë mineral, ndërsa fruta dhe boronica të freskëta si desert.

Njerëzit i nënshtrohen dietës së Paleos në mënyrë që të humbin peshë, të shmangin ushqimet e procesuara, por nga nutricionistët është vlerësuar si dietë e kufizuar e cila mund të ketë rezultate afatshkurta, por në periudhë afatgjate nuk është e balancuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 20 vite pas ‘Titanic’/ Regjisori tregon pse e vrau Jack-un
Previous article Horoskopi ditor, e mërkurë 29 nëntor 2017/ Kjo shenjë duhet të ketë shumë kujdes me partnerin sepse...

Redaktor2

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT