• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
CERTIFIKOHET YLLI SHQIPTAR ME EMRIN “ILLYRIAN”/ “Një copë e historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë!”
Home
Sociale

CERTIFIKOHET YLLI SHQIPTAR ME EMRIN “ILLYRIAN”/ “Një copë e historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë!”

18 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Me rastin e 100 vjetorit të “Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik” çdo shteti i është caktuar një yll, i cili do te mbajë emrin e vendosur nga populli i tij.

Pas propozimeve të emrave të shumtë duke filluar nga figurat historike, gjeografia, historia, kultura apo edhe fjalë shqipe dhe një garë përzgjedhjeje më në fund është vendosur për emrin “Illyrian” dhe planetin rrethues të tij “Arbër”.

Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve ka certifikuar emrin e yllit që i përket vendit tonë. Deri dje ky trup qiellor mbante emrin HD 82 886 b.

Ndërsa nga sot ai është ka marrë emrin Illyrian dhe Arbër. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale nismëtarja e fushatës për të gjetur emrin e yllit të shqiptarëve Mimoza Hafizi, e cila është astrofizikante pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës:

“Sot Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve certifikoi zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit Arbër për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet. Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.

Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqenie të kombit tonë! Le të jetë planeti Arbër një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor! 

Le të jetë Arbëria simboli i progresit të pandalshëm të inteligjencës sonë! Le të jetë ky planet mik, një pasqyrë për të parë me dashuri Tokën tonë të bekuar, ku natyra na fali jetën”, shkruan astrofizikantja Hafizi.

“HD 82886 b” është një yll i ngjashëm me Diellin, I cili ndodhet në yjësinë e Luanit . Me një magnitudë të dukshme 7.63, është tepër i zbehtë të shihet nga syri I lirë. Planeti ka një masë 1.3 herë më të madhe se masa e Jupiterit dhe një orbitë me distancë të përafërt prej 1.65 njësi astronomike (AU).

I zbuluar në vitin 2011, ky sistem ndodhet 416 vite drite larg nesh dhe mund të shihet me lehtësi me ndihmën e një teleskopi pothuajse në cdo periudhë të vitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ANTISHPIFJA”/ Pse qytetarët, opozita dhe moderatorët e televizioneve nuk protestuan përpara Parlamentit
Previous article "RONALDO ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM"/ Trajneri i Sampdorias bën komentin epik: Goli i tij si basketbollist NBA!

F.autor

Postime të ngjashme

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh Aktualitet

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT