“Certifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret online përmes platformës elektronike “e-Albania”, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) bën të ditur se, “Certifikata e Rezidencës Tatimore”, ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues.
Sipas njoftimit, kjo Certifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqipëria ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.
Në kuadër të reformës së Derregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtuar këtë shërbim të ri online për tatimpaguesit në mënyrë që të lehtësojë dhe modernizojë shërbimet publike