• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CEREMONIA PANAIRIT TË BERLINIT/ Shqipëria nderohet me çeljen e eventit! Rama: Ishim Korea e Veriut, turistëve u qetheshin flokët kur vinin
Home
Politikë

CEREMONIA PANAIRIT TË BERLINIT/ Shqipëria nderohet me çeljen e eventit! Rama: Ishim Korea e Veriut, turistëve u qetheshin flokët kur vinin

3 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Nis ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike po i flet sot (3 mars) botës nga Gjermania, në Panairin e Turizmit.

Vendi ynë është nderuar edhe me çeljen e këtij panairi që është më i madhi në botë, teksa kryeministri Edi Rama mbajti edhe fjalën në hapjen e tij.

Kreu i qeverisë bëri krahasime të Shqipërisë së para viteve 1990 dhe asaj në ditët e sotme, duke e krahasuar me Korenë e Veriut dhe vend pa turistë, që kalonte sa nga aleancat me Bashkimin Sovjetik, tek ajo me Kinën.

Madje ai theksoi se për turistët që vinin në atë kohë në Shqipëri, kishte një berber që u priste flokët dhe u hiqte mjekrat, “pasi edhe vetë Karl Marksi po të vinte në Shqipërinë marksiste, do i hiqej mjekra e priteshin flokët”, tha Rama mes të tjerash.

Panairi do ketë 5800 ekzpozues nga qindra vende të botës.

“Shqipëria turistike i flet sot botës nga Berlini, me krenarinë e vendit të nderit në panairin më të madh global të turizmit”, shkruante kryeministri në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, në momentin e nisjes së ceremonisë.

Julia Simpson, Presidente (CEO) e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, mbajti fjalën e saj në ceremoninë e hapjes në Berlin, ku tha fjalët më të mira për Shqipërinë, duke lexuar edhe shifrat e turizmit dhe udhëtimit, sikurse edhe prioritetet e zhvillimit të tij në të ardhmen.

“Shqipëria po përjeton një zgjim të madh në turizëm dhe po bëhet destinacion i madh”, tha ajo. Gjithashtu ajo iu referuar një prej shprehjeve të shkrimtarit të ndjerë shqiptar, njeriut të letrave, ismail Kadare, për “arratisje drejt një realiteti hyjnor”.

Në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin ku kryefjalë do jetë Shqipëria, mbajti fjalën e tij një nga përfaqësuesit i ITB Berilin që organizon këtë panair, Mario Tobias. Ai shprehu se ndjehet krenar për këtë partneritet me Shqipërinë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANAIRI/ Përfaqësuesi i ITB Berlin: Në Shqipëri mësova mikpritjen
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM NË LIBRAZHD/ Makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen! Mbrojtësja metalike futet mes për mes mjetit

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT