Tashmë është shndërruar në traditën tonë përzgjedhja e postimit të ditës, ku sot në fokus kemi turizmin, e pikërisht në Vlorë.
Më 5 qershor, dita botërore e mjedisit është hapur sezoni turistik 2019 në parkun “Karaburn-Sazan”, një destinacion ky shumë i frekuentuar nga turistët.
Kryebashkiaku Leli i bën “share” postimit të Blendi Klosit, ku nëpërmjet fotove tregohet udhëtimi simbolik në anijen turistike Liburnia.
POSTIMI I PLOTË:
5 qershor, në Ditën Botërore të Mjedisit, hapim sezonin turistik 2019 të parkut “Karaburun-Sazan”, një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët. Udhëtim simbolik në anijen turistike Liburnia, me kryebashkiakun Leli, prefektin e qarkut Vlorë, kryetarin e operatorëve turistikë për jugun, hotelierë, tur operatorë dhe turistë. Shtojmë kapacitetet turistike, promovojmë bukuritë natyrore të Shqipërisë, e cila ka të gjitha potencialet për të qenë mbretëresha e turizmit në Mesdhe!










