• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇELJA E NEGOCIATAVE ME BE NË 2019/ Balla: Reforma zgjedhore duhet të finalizohet në fillim të vjeshtës
Home
Shqipëri

ÇELJA E NEGOCIATAVE ME BE NË 2019/ Balla: Reforma zgjedhore duhet të finalizohet në fillim të vjeshtës

17 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Reforma zgjedhore, si një nga kushtet e vendosura posaçërisht nga bundestagu gjerman për hapjen e negociatave duhet të finalizohet brenda fillimit të vjeshtës të këtij viti. Të paktën ku është qëndrimi i mazhorancës.

Pas takimit me deputetin e budestangut gjerman Frank Schwabe, kreu i grupit socialist Taulant Balla pasi falenderoi Gjermaninë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë për procesin e integrimit, theksoi se reforma zgjedhore është kusht për hapjen e negociatave.

Balla: Implementimin e menjëhershëm dhe pa humbur kohë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, të cilat janë kuadri dhe shinat mbi të cilat ne duhet të përmbyllim brenda fillimvjeshtës së këtij viti miratimin në Kuvend të këtyre rekomandimeve në kuadër të reformës zgjedhore. Bashkëndamë faktin që reforma në drejtësi po ecën me ritme të shkëlqyera. Procesi i vettingut po ecën me ritme shumë të mira dhe në një kohë të shkurtër institucionet e reja të drejtësisë do të jenë funksionale.

Kreu i grupit socialdemokrat në Asamblenë e KE, Frank Schëabe bëri thirrje për implementimin e reformave duke vënë theksin tek reforma në drejtësi, dhe luftën kundër korrupsionit

Schwabe: “Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian kanë të njëjtin synim për Shqipërinë, integrimin në BE, forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtat e njeriut. I kërkoj Shqipërisë që të vazhdojë punën me zbatimin e reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe reformën e zgjedhore.”

Më herët deputeti gjerman ka zhvilluar takime edhe me Presidentin e Shqipërisë, kryeministrin Rama si dhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Është pjesë e Manchester Cityt/ Guardiola “fshin” nga lista futbollistin e Kosovës (FOTO)
Previous article VENDIMI PËR KODIN RRUGOR/ PD braktis mbledhjen e Komisionit: Ka nevojë për ndryshime thelbësore por...

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT