Drejtuesi i “Zonë e Lirë” Arjan Çani ka nxjerr në një moment të bisedës blof kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit fliste për Edmond Begon.
Teksa Basha shprehej se Taulant Balla ka udhëtuar 57 herë me avion me trafikantin Edmond Bego, Çani ka ndërhyrë duke thënë se njihte Begon dhe se ai ishte sipas Çanit “çun i mirë” dhe se e kishte vuajtur dënimin vite më parë.
Basha: Tao(Taulant Balla) ka lëvizur 57 herë me Edmond Begon. Ti a lëviz me bashkëshorten 57 herë?
Çani: Po, lëviz. Dhe më shumë besoj
Basha: Ai është kriminel. Ti lëviz me bashkëshorten, po ai a e ka bashkëshiorte atë
Çani: Po nuk mund tua mohoni njerëzve në demokraci të lëvizin me njëri-tjetrin
Unë e njoh Mondin, është çun i mirë, pi kafe te lokali i tij në qendër të Tiranës.


