Gazetari Arjan Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se ka segmente si nga opozita ashtu edhe nga pushteti që duan ta shtyjnë sa më shumën reformën në drejtësi, por shton se ka politikanë të rinj që e duan atë për të “luftuar kundërshtarët brenda llojit”.
Çani: Ka një frikë në fakt edhe nga pjesë e opozitës nga e ashtuquajtura reformë në drejtësi. Unë mendoj se do të ketë një pjesë të opozitës. Do ketë një lloj reforme. Nga të dyja palët edhe nga pjesë të opozitës dhe nga pjesë të pushtetit ka një presion që të shtyhet sa më shumë. Ka njerëz me të drejtë apo pa të drejtë ndihen të frikësuar, mos i kanë përgjuar, mos kanë kapur ndonjë llogari në off-shore.
Zheji: Ka në off-shorre?
Çani: Sigurisht që ka. Nuk është e jashtëligjshme të kesh llogari në off-shore. Ata që kanë paratë atje i kanë të pa deklaruara.
Edhe disa pjesë të opozitës kanë frikë nga reforma në drejtësi. Ka shumë pjesë brenda opozita që duan që reforma në drejtësi të bëhet sepse është luftë brenda llojit.


