• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CAKTOHET MASA E SIGURISË PËR ZONJËN BERISHA/ Kërcënoi amerikanët pas vrasjes së gjeneralit iranian
Home
Rajon

CAKTOHET MASA E SIGURISË PËR ZONJËN BERISHA/ Kërcënoi amerikanët pas vrasjes së gjeneralit iranian

10 January, 2020 k.autor Rajon

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim, Ikballe Berisha-Hudutit, e cila u arrestua nën dyshimet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

“Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura I.H ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ku dëshmohet postimi i të pandehurës në rrjetin social Facebook, e me të cilat postime është bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, në të cilin nuk bëhet i ditur identiteti i plotë i të pandehurës, raporton Rel.

Gjykata, në njoftim thotë se “ekziston frika e bazuar se po që se e pandehura do të mbrohet në liri mund të arratiset për ti ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet”.

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës e kishte arrestuar Ikballe Berisha-Hudutin, pasi e njëjta përmes rrjeteve sociale ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, gjatë një sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ikballe Berisha-Huduti, përmes një serie postimesh në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, kishte shprehur pikëpamjet e saj lidhur me vrasjen e Soleimanit, të cilin e kishte përshkruar si “njeri madhështor”.

Berisha-Huduti në njërin nga postimet në rrjetin social Facebook, kishte kritikuar Uashingtonin, pasi forcat amerikane vranë gjeneralin iranian, më 3 janar.

“Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi”, ka shkruar Berisha-Huduti.

Postimi duket se është fshirë pas raportimeve nga mediat vendore në Kosovë.

Ajo kishte paralajmëruar padi ndaj mediave që e kishin cituar atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË 29 SHKURT PS MBLEDH KONGRESIN/ Balla flet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare: Jemi në proces përgatitjeje
Previous article KONFERENCA E DONATORËVE MBAHET MË 17 SHKURT/ Von de Leyen: Do gjejmë rrugën e hapjes së negociatave për Shqipërinë

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT