Partia Demokratike ka mbledhur sot forumet për të diskutuar dhe vendosur në lidhje me vazhdimësinë e aksionit opozitar, teksa kryetari Lulzim Basha paralajmëroi dje se do të intensifikohet.
-Partia Demokratike ka mbledhur sot forumet për të diskutuar dhe vendosur në lidhje me vazhdimësinë e aksionit opozitar, teksa kryetari Lulzim Basha paralajmëroi dje se do të intensifikohet.
Sot në orën 10:30 lideri demokrat Lulzim Basha është takuar me aleatët e vegjël, në 11:30 me Kolegjin e kryetarëve dhe në 17:00 me Kryesinë dhe ish-deputetët për detajet e aksionit opozitar. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se me shumë gjasa në 25 maj do të zhvillohet protesta e radhës, ndërsa ende nuk është vendosur ora.
Deri tani opozita ka zhvilluar pesë protesta kombëatre dhe disa të tjera para parlamentit, ndërsa ka bllokuar edhe rrugët dy herë, teksa pritet se cfarë do të ndodhë më tej, pasi PD dhe LSI-ja nuk janë regjistruar në zgjedhje dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e procesit në 30 qershor.
Pas gatishmërisë së shprehur nga dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe shtrirjes së dorës për dialog nga kryeministri Edi Rama mesditën e djeshme, lideri demokrat tha se është gati për negociata (jo dialog sikur tha Rama) por me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe vendosi si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Opozita do mbajë protestën e gjashtë kombëtare me 25 Maj.