• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇAJI I BORONICËS SË THATË/ Si ta përgatisni dhe përdorni për imunitetin
Home
Shëndet

ÇAJI I BORONICËS SË THATË/ Si ta përgatisni dhe përdorni për imunitetin

12 December, 2021 s.autor Shëndet

Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm ulin nivelin e yndyrnave por edhe mbrojnë shëndetin e organizmit.

Ekspertët këshillojnë konsumin e rregullt të tij, sidomos në këto ditë të ftohta virozash kur imuniteti i njeriut është më i dobët. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për pasurinë e vlerave të çajit të boronicës së thatë dhe gjetheve të saj.

Antioksidantët
Sipas të dhënave fruti i boronicës dhe gjethet e saj janë të pasur me antioksidantë. Ato ndihmojnë në zbutjen e simptomave të sëmundjeve nervore. Këto substanca mirëbërëse përmirësojnë funksionet e trurit dhe kujtesën.

Diabeti
Antioksidantët tek çaji i boronicës së thatë treten në ujë dhe përthithen lehtë nga organizmi. Ekspertët thonë se këto antioksidantë dhe në veçanti anthocianina ul rrezikun e diabetit të tipit 2 si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Acidi Galik
Çaji i boronicës përmban acid galik, një antioksidant natyral dhe unik. Ky acid lufton me efikasitet inflamacionin dhe alergjitë.

Si Të Përgatisni Çajin E Boronicës Së Thatë Në Kushtet e Shtëpisë
Efikasiteti i çajit të boronicës është në varësi të temperaturës së ujit dhe kohës që i lejohet frutave dhe gjetheve të qëndrojnë në ujë. Kjo periudhë do të ndikojë jo vetëm tek vlerat e çajit por edhe shija e tij. Zakonisht, një filxhan çaji ujë kërkon 2 lugë çaji me fruta dhe gjethe të thata. Kjo sasi ofron një sasi optimale antioksidantësh të rëndësishëm për shëndetin. Frutat dhe gjethet e thata duhet të hidhen në ujë pak përpara se ai të valojë.

Pas vlimit për rreth 2-3 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni të pushojë për rreth 10-15 minuta. Nëse dëshironi të bëni disa filxhanë çaji boronice ju mund të dyfishoni ose trefishoni sasinë e gjetheve dhe frutave të thata. Çaji i boronicës mund të pihet dhe shijohet i ngrohtë ose i ftohtë. Çajin mund ta bëni edhe vetëm me frutat e thata të boronicës. Ju mund ta ëmbëlsoni atë me pak mjaltë për më shumë shije./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON studimi britanik: Varianti Omicron godet më fort në janar, pritet kulmi i valës së infeksioneve
Previous article OPERACION I MADH ANTI DROGË NË KAPSHTICË E KORÇË/ Sekuestrohet sasi e madhe lënde narkotike

s.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara Shëndet

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT