• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇADRAT DHE SHEZLONGËT ME LEJE NGA BASHKIA/ Vendimi i qeverisë: Këshilli bashkiak cakton çmimin…
Home
Ekonomi

ÇADRAT DHE SHEZLONGËT ME LEJE NGA BASHKIA/ Vendimi i qeverisë: Këshilli bashkiak cakton çmimin…

28 January, 2026 s.autor Aktualitet, Ekonomi

Pas kritikave të vazhdueshme të Kryeministrit Edi Rama për çmimet e kripura që goditën turizmin kryesisht 2-3 vitet e fundit, qeveria ka vendosur të ndërhyjë me ‘dorë të fortë’. Përmes një vendimi të ri, bashkitë marrin kompetencën për të caktuar çmimet maksimale për çdo stacion plazhi përpara nisjes së sezonit.

Nuk do të ketë më tarifa të vendosura në mënyrë arbitrare nga subjektet private, pasi çdo çmim do të jetë i diferencuar sipas zonës dhe standardit.

Me ndryshimin e rregullores, Këshillit Bashkiak i jepet e drejta përpara fillimit të çdo sezoni turistik, të miratojë me vendim çmimet maksimale për çdo zonë bregdetare brenda territorit të tij. Këto çmime shërbejnë si kufi maksimal i pakalueshëm për subjektet private gjatë negociimit dhe zbatimit të tarifave. Në mungesë të këtij vendimi në zbatim hyjnë kontratat mes bashkive dhe subjekteve private me çmimet maksimale të përcaktuara.

Ata që abuzojnë duke tejkaluar këta kufij, do të rrezikojnë jo vetëm gjoba, por edhe humbjen e menjëhershme të së drejtës për të menaxhuar plazhin. Paralelisht, bashkitë do të krijojnë zona publike me pagesë të kontrolluar, duke garantuar që bregdeti të mbetet i aksesueshëm dhe me kosto të arsyeshme për të gjithë pushuesit. Në plazhet publike të menaxhuara nga vetë bashkitë ndalohet kontraktimi apo delegimi i stacionit të plazhit te subjektet private.

Bashkitë do të duhet të publikojnë gjithashtu një plan të detajuar për nivelin e lejuar të zhurmave për çdo plazh përpara sezonit turistik, kufi i detyruar për t’u zbatuar nga të gjitha subjektet private që operojnë në zonat bregdetare.

Për dy prej plazheve më të lakmuara të jugut të Shqipërisë, Ksamilit dhe Dhërmiut ku çmimet tejkaluan çdo normë, kryeministri Rama paralajmëroi se do të menaxhohen nga bashkitë respektive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI NË ITALI? Zbulohet rafineria e drogës në banesën e shqiptarit, sekuestrohen 34 kg kokainë
Previous article 28 JANAR 1980/ Dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT