• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese është e vdekur, kanë lënë kryetarin për të mbajtur derën hapur
Home
Shqipëri

Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese është e vdekur, kanë lënë kryetarin për të mbajtur derën hapur

26 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se procesi i vettingut po zbatohet me dy standarde. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai tha se po bëhet selektivitet politik, ndërsa akuzon kryeministri Rama se po tenton të kapë sistemin e drejtësisë.

Sakaq, ai ka komentuar rikonfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori.

 “Gjykata Kushtuese është themeli i garantimit të së drejtës dhe shtetit ligjor, dhe kur bie themeli, ngrehina ka rënë. Sot Gjykata Kushtetuese është e vdekur, kanë lënë kryetarin për ta mbajtur derën hapur”, tha deputeti demokrat.

Më tej, ai shtoi se: “Po kështu situata paraqitet e vështirë edhe më Gjykatën e Lartë. Por për një vit mund të kemi probleme edhe me Gjykatën e Apelit për shkak të vettingut, pasi shumë gjyqtarë mund të rezultojnë të korruptuar. Nëse ata largohen nga sistemi, atëherë gjykatat e nivelit të parë duhet të ulin tempin, pasi s’do ketë apel. E nëse kjo ndodh, ku do të drejtohen qytetarët për çështjen e tyre? Ndaj kjo do të sjellë në rënie të sistemit të drejtësisë”.

Lidhur me çështjen e Ligjit të Magjistraturës, Bylykbashi tha se PD nuk do të lejojë kapjen e sistemit të drejtësisë, pasi sipas tij, kjo gjë po tentohet të bëhet edhe me Shkollën e Magjistraturës.

“Shkolla e Magjistraturës nuk është një organ kushtetues, dhe ne që në fillim kërkuam që votimi mos të bëhen me shumicë të cilësuar, me 3/5. Kjo u bë me qëllim kapjen, pasi synojnë të çimentojnë kapjen e Shkollës së Magjistraturës. Kjo sepse kjo shkollë do të krijojë fidanët e gjyqtarëve të ardhshëm. Ne nuk do ta lejojmë që Rama të kapë sistemin e drejtësisë. Për këtë mban të bllokuar edhe ngritjen e SPAK”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Evropa ashpërson ligjet për teknologjinë gjenetike
Previous article Prokurimet, pajisjet pa faturë dhe zënia e ambienteve. Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon shkelje te...

k.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT