• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BUXHETI I BUJQËSISË/ Krifca: 600 milionë lekë shtesë në mbështetje direkte për blegtorët dhe bletarët…
Home
Ekonomi

BUXHETI I BUJQËSISË/ Krifca: 600 milionë lekë shtesë në mbështetje direkte për blegtorët dhe bletarët…

7 December, 2021 s.autor Ekonomi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, zhvilloi një takim me fermerë, me të cilët ndau edhe lajmin për rritjen e fondit të mbështetjes direkte për fermerët, për vitin 2021.

“Në një dialog të vazhdueshëm me fermerët, blegtorët dhe agropërpunuesit, dhe duke parë nevojën për të adresuar problematika dhe hapsirën e fondeve buxhetore të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në mbledhjen e fundit të qeverisë miratuam rritjen e fondit të mbështetjes direkte për vitin 2021.”, tha Krifca në fjalën e saj me fermerët.

Krifca komunikoi se janë rialokuar fondet e pashfrytëzuara të këtij viti dhe do të përdoren tërësisht në shërbimin e fermerëve si pagesë direkte. Ministrja tha se në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua rritja me 600 milionë lekë e fondit për pagesat direkte për fermerët, për vitin 2021.

Krifca në fjalën e saj shtoi se, ky fond do të disbursohet menjëherë dhe do të mbeshtesë 3,500 fermerë, me pagesa direkte në ferma blegtorale dhe në bletari. Ministrja tha se më ekzaktësisht janë 2200 blegtorë dhe 1331 bletarë ata të cilët do të përfitojnë direkt.

“Më lejoni t’ju garantoj se, jemi maksimalisht të angazhuar për t’ju përgjigjur kërkesave dhe nevojave tuaja. Me këtë frymë, për tu gjendur pranë jush në çdo hap, po ndërtojmë dhe mekanizmin e mbështetjes në buxhetin e vitit 2022.”, vijoi Krifca.

Gjithashtu, Krifca tha se është shumë i rëndësishëm bashkimi i forcave për të garantuar zhvillimin.

Ministrja i siguroi fermerët se do të jetë partnerja e tyre në synimin për të rritur ofertën e prodhimit, për të koordinuar kulturat e duhura bujqësore për eksport, për të adoptuar teknologjitë e duhura, si dhe për të konsoliduar protokollet moderne të prodhimit.

“Jemi bashkë për një bujqësi shqiptare, që i përgjigjet tregut dhe zhvillon zonat rurale.”, tha Krifca në përmbyllje të fjalës së saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI ME THIKA NË FUSHË-ARRËZ/ Plagoset me thikë 52-vjeçari, arrestohet autori
Previous article "U MBLODH MBRËMË KONGRESI"/ Iliri i revoltuar me bisedat e orëve të vona të banorëve: E tmerrshme...

s.autor

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT