• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BUXHETI 2025/ Rama: Ne flasim me fakte, Sudet me rrudha dhe Xhaferrët e etur për pushtet tregojnë përralla
Home
Politikë

BUXHETI 2025/ Rama: Ne flasim me fakte, Sudet me rrudha dhe Xhaferrët e etur për pushtet tregojnë përralla

18 November, 2024 s.autor Politikë

Kreu i qevrisë, Edi Rama tha se vitin e ardhëm do të kenë gati planin e ri të pensioneve. I pranishëm në Kuvend, ku kanë nisur diskutimet maratonë për buxhetin e vitit 2025, shefi i qeverisë i është përgjigjur edhe kritikave të opozitës lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili kap shifrën 8.2 miliard euro, duke u konsideruar si më i madhi ndër vite.

Rama theksoi në Kuvend se mazhoranca flet me fakte, ndërsa opozita e etur për pushtet “u shet” pensionistëve përralla.

Rama: Ka shumë për të thënë për pensionet, të cilat në vigjiljen e ballafaqimit elektoral janë bërë shesh për përsheshet e lloj-lloj spekulantëve që janë vetëshpallur si shpëtimtarë të pensionistëve dhe kanë rinxjerrë në pazar qilimat fluturues të Sudes dhe të Rrapushit. Herë më fytyrën e rrudhur nga rënia prej fikut të pushtetit dhe herë me fytyrën plot oreks për pushtet, këta shitës qilimash, kanë marrë rrugët në një përpjekje të zhurmshme për t’i shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve përralla të 1001 netëve.

Ndërkohë që këto Sude dhe këta Rrapushë do të na ndihmojnë për ta bërë shumë të qartë dallimin mes ecjes sonë të mëtejshme në rrugën e shtetbërjes evropiane të Shqipërisë dhe shkeljes qafëthyese mbi qilimat dhe përrallat e tyre. Dua të sjell këtu vetëm një fakt të punës së mirë që kemi bërë këto vite. Mësueset me 38 vite punë që kanë dalë në pension para se ne të vinim në qeveri e merrnin pensionin 23 mijë lekë. Çdo mësuese me të njëjtat vite pune që ka dalë në pension pas viti 2014 e ka pensionin rreth 36 mijë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet i vdekur në hotelin e një fshati në Elbasan, 63-vjeçari italian
Previous article "DY BONUSE NË VIT PËR PENSIONISTËT"/ Rama: Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë! Vitin e ardhshëm…

s.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT