• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bushati vizitë zyrtare në Hollandë: Prioriteti ynë kombëtar është vetëm…
Home
Shqipëri

Bushati vizitë zyrtare në Hollandë: Prioriteti ynë kombëtar është vetëm…

15 February, 2018 luljetaautor Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij zyrtare në Holandë, mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Hagës për Studime Strategjike dhe ambasada shqiptare në Holandë, ku ndau me parlamentarë holandeze, opinionistë dhe diplomatë, këndvështrimin e Shqipërisë mbi perspektivën evropiane jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Që kur Shqipëria nisi udhëtimin e saj antikomunist, prioriteti ynë kombëtar ka qenë dhe është anëtarësimi në Bashkimin Europian. E kemi pasur gjithmonë të qartë që rruga jonë drejt BE-së është e patjetërsueshme. Ballkani nuk ka alternativë tjetër përveç përfshirjes në familjen evropiane. Shqipëria ka bërë përparim në plotësimin e prioriteteve, përmbushja e të cilave forcon themelet e një demokracie funksionale të bazuar në shtetin e së drejtës dhe në një ekonomi të zhvilluar, të aftë për të sjellë prosperitet për qytetarët”, tha ministri në fjalën e tij.

Ministri bëri një panoramë të reformave dhe rezultateve të Shqipërisë në rrugën drejt Europës, që nga vitet e para pas 90-ës deri në ditët e sotme kur Shqipëria po troket në derën e BE-së për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Sipas tij, është koha e duhur që BE të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor, pasi evropian bëhet më e fortë. “Marrëdhëniet me BE dhe perspektiva e integrimit evropian janë çelësi I stabilitetit dhe ecurisë së reformave në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministri, i cili shtoi se shumë nga sfidat me të cilat përballet sot Ballkani Perëndimor, janë të njëjta edhe për vendet e tjera, përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së. Rrjedhimisht, vetëm duke punuar së bashku, Evropa mund të jetë më e fortë për të përballuar sfidat, për të garantuar siguri, mirëqenie sociale dhe prosperitet për qytetarët e saj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndizen tensionet/ Athina akuzon për provokim, Turqia i kthehet: Jeni si një mizë për gjigandin
Previous article DRINI KUQO/ Konsultat për Greqinë, valle presidenciale në “gojën e ujkut”

luljetaautor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT