• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Burri nga Klosi apel të fortë mes lotësh: E besova shumë, por më tradhtoi. Tani…
Home
Sociale

Burri nga Klosi apel të fortë mes lotësh: E besova shumë, por më tradhtoi. Tani…

5 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Historia e një 44-vjeçari të divorcuar, që i duhet të rrisë mes skamjes vajzën e tij adoleshente, pasi djalin ia ka marrë ish-gruaja është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’.

Personi, që kërkon të ruaj anonimatin, ka punuar për 6 vite si minator në Martanesh, por u shkëput nga puna i detyruar nga rrethanat dhe prej 4 vitesh jeton me asistencë sociale. Zoti Naim nga Klosi rrëfeu në studio e ai po përballet me shumë vështirësi ekonomike, ndërsa i duhet të rris i vetëm vajzën e tij adoleshente. Ai kërkoi live një bursë për vajzën, që ajo të ketë mundësi që të shkollohet.

“Vajza më kërkon shumë, por skam mundësi. I kërkoj që të mësoj, por më thotë se s’ka nënë, është e vetme. Vajza ishte e vogël kur u ndamë me gruan. Jetonim në fshat. Besova shumë, por ajo më tradhtoi. Gruan e mora me dashuri si gjithë të tjerët. Ndoshta ishte gabimi im. Vajza e ka takuar vetëm një herë nënën, në moshën 10-vjeçare. Unë dua vetëm një burse shkolle për vajzën time, që ajo të mësoj dhe të strehohet në konvikt. Nuk kam mundësi tjetër.”, tha Naimi, shkruan “BalkanWeb”.

DIVORCI
Naimi tregon se ishte martuar në vitin 2000 dhe nga kjo martesë ka një vajzë dhe një djalë, ky i fundit jeton jashtë shtetit me nënën. Djali ka lindur disa muaj pas ndarjes. Ai tregon se në 2003 u nda me bashkëshorten për tradhti bashkëshortore. Në atë kohë vajza ishte 2 vjeçe e gjysmë, ndërsa ai e ka rritur dhe larë me duart e tij pa asnjë lloj ndihmë. Naimi pohoi se ish-gruaja e braktisi vajzën dhe nuk shkoi as në seancat gjyqësore dhe se ndarja u bë në mungesë.

Ai tregon se në moshën 5-vjeçare u operua nga veshkat në Tiranë. Në atë kohë Naimi u njoh me një infermiere në spital, dhe më pas vendosi të martoheshin. Nga kjo martesë ai lindi në tjetër djalë, por pas 8 vitesh bashkëjetesë çifti ndahet. Aktualisht djali nga kjo martesë është në klasë të 5-të. Tashmë Naimi që prej 4 vitesh jeton i vetëm me vajzën e tij 16-vjeçare, Nexhin, në Burrel. Ai tregon se është zhytur në borxhe deri në grykë. Nexhi, e cila është në vit të parë në gjimnaz, e ka takuar nënën për herë të parë kur ishte në klasë të 8-të dhe ka qëndruar vetëm dy ditë më të. Por kur ka folur për herë të fundit në FB me të i ka thënë që ‘ti nuk je goca ime, le të të mbajë babi sepse ai të ka mbajtur deri tani’.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Alarm në QSUT/ Mjekët e Urgjencës japin dorëheqjen. Nuk ka kushte pune!
Previous article Ministri i Jashtëm turk: Ne kemi një kulturë, milionë shqiptarë janë turq. Nesër mund të ketë grusht shteti dhe në Shqipëri…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT