• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BURRI IM ËSHTË I MBREKULLUESHËM”/ Gruaja mbron shqiptarin e akuzuar për VRASJE
Home
Breaking News

“BURRI IM ËSHTË I MBREKULLUESHËM”/ Gruaja mbron shqiptarin e akuzuar për VRASJE

9 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 40-vjeçar shqiptar në Belgjikë i akuzuar për vrasje, ka dalë dje para Gjykatës për seancën e radhës. Në procesin gjyqësor, u lexua një letër e bashkëshortes së shqiptarit Erjon S., e cila shkruante se pavarësisht të kaluarës së tij, ai është një burrë i mirë dhe baba i përkushtuar. Në letrën e saj, ajo thotë gjithashtu se 40-vjeçari ka ndryshuar plotësisht.

“Bashkëshorti im është një burrë i mrekullueshëm dhe baba i dashur. Fëmijët e mi nuk kanë pranë babain e tyre dhe natën qajnë. Çdo mbrëmje ai na telefonon për të na pyetur si e kaluam ditën. Ne e vizitojmë çdo javë në burg. E dimë që ka bërë gabime, por unë e dua burrin tim”, shkruan në letër bashkëshortja e shqiptarit.

Erjon S. akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e një prostitute disa vite më parë në Itali dhe është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm. Pas krimit në shtetin italian, ai u arratis drejt Belgjikës ku krijoi një jetë të re duke marrë shtetësinë belge me emër të rremë dhe datëlindje të ndryshuar. 40-vjeçari jetoi në Geluwe ku u martua dhe u bë baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë. Për 9 vite askush nuk e kishte kuptuar se ai në fakt ishte një person tjetër dhe që kërkohej nga shteti italian, deri sa u zbulua nga autoritetet. Pas këtij momenti, u rihap proces gjyqësor në Itali dhe dënimi i tij u reduktua në 17 vite burgim.

Gjykata italiane lejoi që dënimin ta kryente në Belgjikë. Por, përveç vrasjes, autoritetet belge tani e akuzojnë edhe për identitet të rremë, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Dënimi për këto akuza është 3 vite. Avokati i tij mbrojtës kërkon dënim të reduktuar, me argumentin se identiteti i rremë i mundësoi 40-vjeçarit një jetë të re në Belgjikë, një punë të re dhe krijoi familje. Erjon S. rrezikon gjithashtu edhe që të humbasë shtetësinë belge. Seanca e radhës gjyqësore ndaj tij është caktuar më 12 Nëntor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Publikon foton me unazë/ Martohet Xheni e Big Brother? Ja e vërteta (FOTO)
Previous article SULMI NË VENEZUELË/ Vetëvritet lideri i opozitës Fernando Alberto Alban

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT