• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURRI E LË TEK DERA E BABAIT/ 30-vjecarja nga Lushnja pas divorcit largohet pa lënë asnjë gjurmë
Home
Aktualitet
Kronikë

BURRI E LË TEK DERA E BABAIT/ 30-vjecarja nga Lushnja pas divorcit largohet pa lënë asnjë gjurmë

2 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Etleva Bicaku u largua nga banesa të premten e kaluar dhe nga ai ai moment familjarët nuk kishin asnjë informacion për të. E reja prej 6 vitesh vuante nga depresioni, ndërsa kohët e fundit kishte ndërprerë edhe mjekimet. Nëna e la të vogël, kur ajo ishte vetëm 13 vjece, një nga arsyet që rëndoi gjendjen psikologjike të saj. Një vajzë e shkëlqyer në mësime, ajo përfundoi më keq, pas ndarjes nga bashkëshorti 6 vite më parë, një ndarje të cilën ajo nuk e përballoi dot. I vëllai Elmaz Bicaku, nga studio e emisionit, përlotet teksa rrëfen vuajtjet e të motrës, ndërsa është në kërkim të saj.

Ajo erdhi me probleme nga shtëpia e ish-bashkëshortit. Nuk ishte Etleva e mëparshme. Pas divorcit ajo pati probleme të mëdha me depresionin. E kemi shtruam disa herë në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Pas asaj martese ka qenë një makth i vërtetë për familjen tonë. Etleva është fëmija i katërt. Kohët e fundit refuzonte të pinte ilacet. U zgjua herët në mëngjes, nusja e vëllait kur u zgjua në mëngjes, nuk e gjeti në shtëpi. Etlevën nuk e ka parë askush, as në fshat dhe asnjë nuk e din se nga doli.

30-vjecarja u largua nga shtëpia rreth orës 7 të mëngjesit, pa u vënë re nga askush. Gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ mbërritën mjaft informacione, të cilat treguan një vendndodhje të mundshme të së humburës në kryeqytet. Sipas telefonatave, 30-vjecarja ishte parë në disa zona në Tiranë si: në Don Bosko, në Bulevardin Zogu I, tek Pallati i Kulturës, vilat në zonën e Selitës si dhe tek Shkolla e Bashkuar. Stafi u nis menjëherë për të bërë verifikimet në terren, nga ku u mësua se bëhej fjalë për një tjetër zonjë të ngajshme me Entelën, e cila për koicidencë kishte të veshur të njëjtin xhup të kuq, sikundër e humbura që kërkohet në ’Pa Gjurmë’. Gazetari Ermal Qori bisedoi me këtë zonjë, që ishte parë në qendër të Tiranës dhe zbuloi se nuk ishte Etleva që ne kërkojmë, por një tjetër person që bën jetën e një endacake. Megjithatë, verifikimet vijojnë ende në zonat e tjera, ku dyshohet se lëviz 30-vjecarja nga Lushnja. Bashkë me stafin dhe familjarët janë shpërndarë në terren, për të rënë në gjurmët e Entelës. Një vajzë e mbyllur në vetvete 30-vjecarja është një nga shtatë fëmijët e familjes Biçaku, ndërsa jetonte në një shtëpi me babait dhe një nga vëllezërit e saj, pas ndarjes më ish-bashkëshortin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI RËNË DAKORD TË MOS BËJMË KOMPROMIS…"/ Presidentja e KE-së për vaksinën: Duam të dimë çfarë prodhohet dhe ku eksportohen!
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 942 raste të reja me koronavirus, ja sa humbje jete ka në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT