• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Burri e braktisi në tokë të huaj/ Lutja e TRISHTË e nënës : Pak bukë për fëmijët… (VIDEO)
Home
Sociale

Burri e braktisi në tokë të huaj/ Lutja e TRISHTË e nënës : Pak bukë për fëmijët… (VIDEO)

18 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Jemi ndalur sërish në Gostivar, buzë lumit Vardar, në këtë shtëpizë me llamarina. Këtu jeton një nënë me dy fëmijë, në një dhomë  2 metër katror. Bajrishe Uzejri është 34 vjeç. Bertani është  2 vjeç dhe Asija 8, janë pasuria e saj e vetme.

3 vite më parë, ajo udhëtoi bashkë me burrin për në Gjermani, për një të ardhme më të mirë për fëmijët, duke kërkuar azil, mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.  Bashkëshorti e braktis, duke e lënë krejt të vetme, në mes të katër rrugëve, me dy fëmijë të mitur në krahë.  E vetme, në një shtet të huaj, e tronditur dhe e frikësuar për fatin e saj dhe të fëmijëve, sëmuret dhe pëson një paralizë të pjesshme.  Si pasoj e kësaj, tashmë ajo mezi flet, një dorë nuk e lëviz dot dhe çalon në njërën këmbë. Me plot sakrifica e vuajtje ajo merr rrugën e kthimit për në Gostivar, ndërsa në kokë i vinin shumë pyetje. Çfarë do të bënte atje, kush do ta priste, ku do të jetonte ajo me dy fëmijët e vegjël, që kërkonin ushqim? Si do t’i rriste? Pasi vetë ajo tashmë ishte e paaftë për të punuar dhe mbi të gjitha, ku do të qëndronte?

Ata janë dy fëmijë të pafajshëm. Bertani është i vogël ndërsa Asija e do shumë shkollën, aty mëson shumë gjëra dhe na i tregon plot pasion. Kur e pyet se kë do me shumë ajo përgjigjet. Gjyshe Shefikes i dhimbsen fëmijët, ajo kurrë nuk i ka braktisur ata “Për ta jetoj, i kam pasuri” thotë ajo. Vetë ka shumë probleme me shëndetin. Në këtë shtëpi jetojnë 20 veta, Barishja me fëmijët struken në dy metër katrorë. Fëmijët e saj kanë mbetur jetimë edhe pse babin e kanë gjallë.  Por çfarë kërkon një fëmijë 8 vjeçar? “Libra për shkollën, një dhomë” përgjigjet ajo. “Babi na ka lanë”  shprehet vogëlushja.

 

E gjendur mes dilemës se ku do të shkonte? Ku do ta gjente një kulm mbi kokë? Dikush i doli për zot dhe ajo ishte Shefike Uzejri, vjehrra e saj. “Nuk më la rrugëve, më pranoi në shtëpi, unë s’kam  bërë asnjë gabim” thotë gruaja. Kur e pyesim si jeton ajo thotë se nuk ka kushte, nuk ka bukë për fëmijët, nuk ka asgjë. Ajo ka një lutje “Për hatër të fëmijëve, një dhomë dua”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri Kraja projekton ndryshime radikale, ja kush rrezikon formacionin te Vllaznia
Previous article LSI e Durrësit në zi/ Ndahet nga jeta ish-anëtari i Këshillit Bashkiak (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT