Presidenti Ilir Meta, ka vendosur të bëjë edhe rolin e sizmiologut. Meta, i cili e nisi verën në luftë me SHBA-BE, tani po e mbaron duke parashikuar tërmetet nëpër Ballkan. Një fjalë e urtë popullore thotë “burrë e grua mish e thua” pasi edhe gruaja e presidentit Meta dhe njëkohësisht kryetarja e LSI-s ka marrë rolin e “fallxhores e cila shikon kafe” e kurorëzuar nga kryeministri Rama. Këtë gjë ajo e ka pranuar dhe vetë pasi në një mbledhje me strukturat e LSI Kryemadhi ka thënë se: “Si fallxhore dhe si doktoreshë, të ardhmen e Shqipërisë e parashikoj të ndritur”
Letra e djeshme e presidentit:
Kreu i shtetit duket se ka hedhur pas krahëve situatën politike në vend dhe i drejtohet i shqetësuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.Teksa parashikon një ‘shkundje’ apokaliptike, Meta i kërkon llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën. Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës”, shkruhej në letrën e presidentit Meta
Asnjëherë s’kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete, “E gjitha kjo është fake dhe qesharake” kështu u shpreh sezmiologu grek i cili hodhi poshtë pretendimet e Metës. Kjo duket se qënka një parashikim i presidentit Meta i cili paska nisur një “hobi” të ri atë të sezmiologut.
Duket se çifti I bashkëshortëve besojnë te “falli dhe parashikimet” duket se e kanë të nevojshme. Kjo vjen pasi presidenti Meta është në prag shkarkimi dhe LSI është në momentin më të keq pasi nuk ka asnjë bashki dhe mandate në parlament pra nuk ka asjnë përfaqësues në institucione.
Përgatiti: AlpeNews.al



