Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përuruan objektin e ri të paraburgimit dhe korrektimit të Reçit, në Shkodër, një projekt i financuar nga BE, që do të strehojë 700 të burgosur.
Objekti përfshin hapësira për arsimim, punë, ndihmë mjekësore, argëtim, aktivitete kulturore dhe sporte.
Ambasadorja Vlahutin nënvizoi rëndësinë e shtetit ligjor në udhën e Shqipërisë drejt integrimit në BE:
“Shteti ligjor është një parim themelor i panegociueshëm i Bashkimit. Ai është në thelb të partneritetit dhe dialogut tonë politik, në qendër të mbështetjes që 🇪🇺 i jep 🇦🇱dhe asaj çka qytetarët shqiptarë kërkojnë nga autoritetet”.






