• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BURGOSJA E ERVIN SALIANJIT/ PD nis “bojkotin” e pjesshëm të komisioneve! Tek “Integrimi’ shkojnë vetëm 2 deputetë të opozitës
Home
Politikë

BURGOSJA E ERVIN SALIANJIT/ PD nis “bojkotin” e pjesshëm të komisioneve! Tek “Integrimi’ shkojnë vetëm 2 deputetë të opozitës

30 September, 2024 s.autor Politikë

Partia Demokratike nis bojkotin e pjesshëm të komisioneve parlamentare. Në komisionin e Integrimit nga deputetët demokratë e pranishme është vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka.

Partia Demokratike nis sot aksionin e asaj që e quan ‘mosbindje civile’ pas burgosjes me 1 vit burg të Ervin Salianjit me vendim të formës së prerë për akuzën ‘kallëzim të rremë’ lidhur me dosjen ‘Babale’

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi u kërkoi të mos pengojnë punimet e komisionit të Integrimit: “Të paktën në këtë komision të mos kemi marrje peng të mikrofonit”

. Në orën 15:00 mblidhet grupi parlamentar i PD-së, do të vendosin për aksionin opozitar në seancën e kuvendit

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane Jorida Tabaku dhe deputeti Edi Paloka kanë lajmëruar një deklaratë për median ku pritet të njoftojnë se do të bojktohen komisionet. Gjithashtu aksioni I opozitës do të vijojë dhe në seancën e pasdites së sotme ku pritet të mos ketë një seancë normale parlamentare.

Seanca e ores 17:00
Tema kryesore e seancës pritet të jetë ajo për çështjen e zgjedhjeve dhe votuesve, ku pritet të trajtohet edhe vota e diasporës ndër të tjera, si risi e zgjedhjeve të ardhshme.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka firmosur urdhrin për mbajtjen e saj që prej datës 26 Shtator dhe është e parashikuar në kalendarin e punimeve të miratuar më herët, periudha 23 Shtator-11 Tetor.

Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar që pas dënimit dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji më 27 Shtator, me 1 vit izolim për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”, se s’do të ketë më jetë parlamentare normale dhe se do mbajë protesta.

Nuk dihet nëse ky aksion politik do të nisë që ditën e sotme, por më herët opozita e ka ndjekur strategjinë e bllokimit të seancave, deri në flakadanë, fishekzjarrë dhe vënie zjarri në sallë.

Protesta e parë kombëtare është lajmëruar për të hënën e 7 Tetorit, me strategji bllokimi dhe paralizimi të jetës jo vetëm parlamentare dhe ligjislative, por deri në mosbindje civile, në rrugë kombëtare dhe sheshe.

Në rendin e ditës sot parashikohen diskutime të deputetëve si më poshtë:

1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.9.2024.
2-Njoftime të ndryshme.
3-Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VJEDHJE, KANOSJE DHE NGACMIME SEKSUALE/ Përfundojnë në pranga katër persona në Tiranë
Previous article E RËNDË/ Dy vëllezër dhunojnë efektivët e “Shqiponjave” brenda ambienteve të Policisë së Shkodrës, hynë brenda oborrit me forcë dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT