• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BURG KUSH PENGON ZGJEDHJET…”/ Basha-Ramës: Opozita nuk trembet
Home
Politikë

“BURG KUSH PENGON ZGJEDHJET…”/ Basha-Ramës: Opozita nuk trembet

16 June, 2019 k.autor Politikë

ë një kohë kur kryeministri i vendit, Edi Rama dhe Partia Socialiste vijon fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe u kujton kundërshtarëve të opozitës se kush pengon zgjedhjet do të përballet me pasojat deri edhe në burgim, ka ardhur edhe një reagim i kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se ka një lajm të keq për Ramën pasi sipas tij opozita nuk trembet nga ato që ai thotë.

Më pas kreu i opozitës vijon duke thënë se muajt e fundit janë arrestuar qindra opozitar por përsëri sipas Bashës askush nuk trembet nga kërcënimet.

Në fund Basha thotë se fundi i Ramës është i pashmangshëm.

Postimi i plotë i Bashës:

Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet.

Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse.

Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendit të tij.

Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm!

Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë.

Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Shqipëria Si Europa 21qershor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VELIPOJË/ Shpëtohen nga mbytja çifti i bashkëshortëve nga Kosova
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Maurizo Sarri është trajneri i ri i Juventus

k.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT