• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bullgari/ Rama: Është koha që Shqipëria dhe Maqedonia të nisin negociata
Home
Shqipëri

Bullgari/ Rama: Është koha që Shqipëria dhe Maqedonia të nisin negociata

7 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama nga bullgaria ku është për në vizitë zyrtare në Bullgari ka folur dhe për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Rama: Dua të nis duke theksuar se nuk kanë kaluar 300 dhe as 30 vjet, por vetëm tre vite më parë kur ne nisëm këtë proces të bashkëpunimit rajonal në të cilin ne jemi të angazhuar sipas frymës, vizionit dhe modelit europian, dukej e pamundur. Ja ku jemi, si kurrë më parë. Aspirata Europiane e qytetareve tanë ka bërë bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, në këtë proces jashtëzakonisht mësimdhënës të bërjes sëbashku për integrim evropian dhe ndërveprim për sfidat e qëllimet e përbashkëta. Procesi i Berlinit ka dhënë kontribut në ripajtim dhe në ecjen përpara, bazuar në potencialet tona që duhet të shfrytëzojmë.

Unë mendoj se presidenca bullgare e BE-së vjen në momentin e duhur, si një koincidencë e mirëpritur për Ballkanin Perëndimor. Dhe unë besoj fuqimisht se Kryeministri bullgar ka të gjithë argumentet dhe të gjithë mbështetjen tonë. Por në të njëjtën kohë përditshmëritë tona janë për të nxitur përshpejtimin në rrugën aq shumë të domosdoshme të integrimit. Ndërkohë që kemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria e Maqedonia të nisin negociata.

Sepse sinqerisht, kjo eshte një kontradiktë, në mënyrën sesi e shoh unë, midis të qënit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ka ardhur koha për palën Europiane që të ketë qartësi, se cila do të jetë perspektiva jonë. Në të njëjtën kohë mos fillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues. Në të njëjtën kohë dua të falënderoj të gjithë të pranishmit në këtë tryezë nga Ballkani Perëndimor, por mbi të gjitha kryeministrin e Bullgarisë, për diçka që është shumë e rëndësishme për ne sot në Shqipëri e që nuk do të ishte as e imagjinueshme deri tre vite më parë. Patëm disa përmbytje. Të gjithë njerëzit në këtë tavolinë, duke nisur nga miku ynë i çmuar Boyko Borisov, duke vazhduar me Serbinë, me Malin e Zi, Maqedoninë, padiskutim Kosovën, na ofruan ndihmë pa e kërkuar atë.

Kështu që të gjithë dolën dhe thanë duhet të jemi atje dhe duhet të dërgojmë atje ekipet tona të emergjencës dhe gjithçka që mundemi për të qënë aty me ju. Kjo ishte e jashtëzakonshme. Ky është një shembull i shkëlqyer i faktit jo vetëm sesi ne mund të ulemi lehtësisht sëbashku dhe të flasim për objektivat dhe sfidat tona të ardhshme, por edhe të kuptojmë se si të gjithë ndihemi pjesë e të njëjtit fat. Sesi ndjejmë natyrshëm nevojën për të qënë krah për krah me njeri tjetrin edhe në momente të vështira. Dua të përfundoj duke thënë se : PO, ne e kuptojmë shumë mirë që potenciali është këtu dhe mund të çlirojmë shumë nga ky potencial, nga c’ka Komisioneri Hahn dhe mikja jonë e dashur nga Banka Botërore, që e ritheksoi sot nevojën e lehtësimit të tregtisë dhe shkëmbimeve midis vendeve tona, e në të njëjtën kohë shpresojmë që Procesi i Berlinit, me investimet e parashikuar të infrastrukturës të bëhet realitet dhe më konkrete duke mos mbetur vetëm një listë joshëse dëshirash.

Faleminderit përsëri Boyko për këtë mbledhje këtu dhe ju duhet të kuptoni që tanimë në rajonin tonë nuk është vetëm Merkeli por edhe ju, tek i cili do të shohim për të paktën 6 muajt e ardhshëm, ndaj jeni i detyruar të jeni i suksesshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Prokuroria e Përgjithshme/ Rama: Ftesa ime për Bashën, në funksion të çeljes së negociatave në BE
Previous article TIME/ Këto janë arsyet që çuan në zgjedhjen e "Personit të vitit për 2017"

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT