• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BULEVARDI I RI PËR NJËSITË 1 DHE 2/ Transformohet zona e ish-tregut elektrik, Veliaj: Rritet vlera e pronës
Home
Politikë

BULEVARDI I RI PËR NJËSITË 1 DHE 2/ Transformohet zona e ish-tregut elektrik, Veliaj: Rritet vlera e pronës

18 April, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi bllokun ne zonën e njohur si ish-Tregu Elektrik, ne Njësitë 1 dhe 2, tashmë i transformuar dhe i kthyer në një zonë pedonale për komunitetin.

Veliaj tha se ky investim ka sjellë një ndryshim rrënjësor në Njësitë 1 dhe 2 në kryeqytet, duke rritur vlerën e pronës dhe shtuar hapësirën pedonale për banorët.

“Kemi fituar një bulevard, i cili ka nxjerrë në dritë, si pjesën e vjetër të Njësisë 1, edhe pjesën e re të Njësisë 2; ka rritur vlerën e pronës, ka dhënë hapësirë për fëmijët, që tani nuk kane pse luajnë mes makinave apo nëpër qoshe. Sot fëmijët kanë një hapësirë që mund të kthehet jo vetëm për xhiro çdo mbrëmje, por në një hapësirë që mund të ketë mundësi për tregun fermer, tregun fshatar në fundjavë, për aktivitete të ndryshme për komunitetin. Ky nuk është vetëm një urbanizim bazik, është në fakt rritje e vlerës së gjithë ekosistemit që jeton në këtë komunitet”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku pohoi se, ndjesitë e tij, teksa inauguroi këtë bllok urban janë të përziera për faktin se pati vonesa për shkak të atyre që çdo investim të ri e shohin si rast për të hapur konflikt.

“Ikën tre vjet te Astiri, 30 vjet debat për sheshin “Skënderbej”, dy vite tek Pazari i Ri, një vit tek Kalaja, dy vite prapë sherr tek Liqeni, disa vite vazhdon ende sherri tek Bregu i Lumit. Pse duhet t’i bëjmë kaq shumë rezistencë urbanizimit, zhvillimit , progresit? Unë e kuptoj se disa e bëjnë për çështje votash, disa parti politike mundohen të perdorin çdo rast që ka një konflikt, por unë besoj se e kundërta është e vërtetë. Kush ka provuar të bëjë vota, duke vënë ne sherr zhvillimin e qytetit, kanë dalë të dështuar. Ne do përpiqemi të rikuperojmë kohën e humbur. Më vjen mirë që po punojmë shumë edhe për shkollat në këtë njësi.”, nënvizoi Veliaj.

Të pranishëm në inaugurimin e bllokut urban ishin edhe dy deputetët e Partisë Socialiste, që mbulojnë zonat ku shtrihet pedonalja e transformuar, Arben Pëllumbi dhe Eduard Shalsi, të cilët vlerësuan punën cilësore të Bashkisë se Tiranës.

“Kjo vepër e madhe i shërben të gjithë këtij komunitetit. Falenderimi është minimumi për Bashkinë e Tiranës. Një falënderim shumë i madh për ju që, jo thjesht ndërhyni, por ndërhyni me këtë lloj cilësie dhe këtë lloj vepre, e cila do i shërbejë dekadave të ardhshme. Komuniteti këtu mund të përfitojë prej saj në rritjen e vlerës së pronës, rritjen e aktivitetit tregtar, por edhe në kënde lodrash për fëmijët”, nënvizoi Pëllumbi.

Ndërsa, deputeti Shalsi tha se mesazhi i investimeve të tilla është i qartë: “Për të gjithë ata që, për shkak të manipulimit politik, për shkak të moskuptuarit të projekteve dhe ideve të zhvillimit, bënë një rezistencë, por ja ku jemi me rezultatet. Mirënjohje për Bashkinë. Ky mjedis është pasqyra e një realiteti të ri se si duam të zhvillojmë Tiranën dhe Shqipërinë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET DIMRI/ Dëborë në Dajt e në zona të tjera malore të vendit
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Vladimir Putin sfidon Perëndimin: Shënuat “autogol” duke vendosur sanksione ndaj Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT