• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bujqësi/ Zbulohen skemat e reja subvencionuese, mbështetje direkte për fermerët përmes…
Home
Sociale

Bujqësi/ Zbulohen skemat e reja subvencionuese, mbështetje direkte për fermerët përmes…

11 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Për të gjithë fermerët që do të synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre duke përfituar nga skemat e subvencioneve të qeverisë do të vihen në dispozicion më shumë se 100 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm. Këto të dhëna u bënë publike ditën e hënë, gjatë punimeve të një konference për bujqësinë.

Janë 20 milionë euro që do të financohen drejtpërdrejt nga shteti, ndërsa 93 milionë euro ofrohen nga Bashkimi Europian, përmes skemës IPARD që do të nisë të funksionojë në 2018-n. Synimi kryesor i këtij financimi, që i shtohet buxhetit prej 10,9 miliardë lekësh të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe Fondit prej 300 milionë eurosh të Garancisë Bujqësore, është rritja e aktivitetit prodhues dhe e bizneseve eksportuese.

Janë pesë aktivitetet kryesore që do të mbështeten nga qeveria gjatë vitit të ardhshëm. Mbështetja e parë do të jetë ajo e prodhimit, përmes subvencionimit të firmave të mëdha, mbjelljeve të reja si dhe në suportin për certifikimin.

Do të mbështeten gjithashtu kontratat kolektive të shitjeve.

Një hap i tillë synon rritjen e prodhimit përmes bashkëpunimit midis shumë aktorëve të të njëjtës zonë. Qëllimi përfundimtar është themelimi i fermave private në fshat.

Shtylla e tretë e mbështetjes do të jetë ajo për inovacionin, duke ofruar subvencione për fermat smart, sipërmarrësit e rinj si dhe teknologjinë ujitëse e spërkatëse.

Do të mbështetet gjithashtu agropërpunimi, me linjat paketuese dhe seleksionuese.

E fundit, por jo për nga rëndësia, sipas planit aktual është mbështetja e diversifikimit të ekonomisë rurale, përmes subvencionimit të bujtinave, agroturizmit apo rrjetit të dyqaneve “Halbania”, shkurtim për “ha shqip”. Ky rrjet i ri dyqanesh do të specializohet vetëm në tregtimin e produkteve “made in Albania”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan në alarm, Donnarumma nuk ka klauzolë lirimi
Previous article Pesë fazat e njeh marrëdhënie, nga ajo e ndezjes deri tek “goditja” e zemrës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT