• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRUKSEL/ Eurodeputeti Kukan i jep besim Bushatit: Së shpejti Shqipëria bisedon për anëtarësimin në BE
Home
Shqipëri

BRUKSEL/ Eurodeputeti Kukan i jep besim Bushatit: Së shpejti Shqipëria bisedon për anëtarësimin në BE

5 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gjatë vizitës së tij në Bruksel më 4 dhjetor 2017, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në konferencën ‘Pritshmëri të larta për vitin 2018. Hapi pasardhës i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian’. Konferenca u organizua nga Fondacioni gjerman “Hanns Seidel”. Në konferencë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, eurodeputeti Eduard Kukan, përfaqësues të institucioneve të BE dhe të vendeve anëtare, përfaqësues të shoqërisë civile, etj. Ministri Bushati bëri një paraqitje të detajuar të hapave që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të angazhimeve për plotësimin e përparësive kyçe, duke e vënë theksin tek ecuria e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë si dhe në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar. Bushati theksoi se, pritshmëritë e qeverisë dhe shoqërisë shqiptare që bazohen në punën e bërë dhe progresin e arritur, e bëjnë vitin 2018 të veçantë dhe përcaktues për hapat e mëtejshëm në konkretizimin e procesit evropian të Shqipërisë.

Duke argumentuar mbi rëndësinë që ka marrja e vendimit për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë, Bushati nënvizoi gatishmërinë e qeverisë për t’u angazhuar në këtë ushtrim transformues për vendin dhe shoqërinë. “Arritjet tona përbëjnë tashmë një bazë solide për përparim thelbësor e cilësor në procesin e integrimit në një sërë fushash parësore, në mënyrë të veçantë për kapitujt 23 dhe 24”, theksoi Bushati. Ai nënvizoi se Shqipëria ndjehet e inkurajuar nga përforcimi i mbështetjes për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor të shprehur së fundmi si nga Presidenti i Komisionit Evropian Juncker, por edhe nga Presidenti francez Macron. “Ne shpresojmë që kjo mbështetje të konkretizohet në hedhjen e hapave të mëtejshme në udhëtimin tonë evropian, në përputhje me arritjet dhe meritat tona, për ta çuar marrëdhënien tonë të pakthyeshme me institucionet e Bashkimin Evropian dhe vendet e tij anëtare në nivelin që imponon dinamika e shumëfishuar e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes nesh”.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielson, përgëzoi qeverinë shqiptare për ecurinë e reformave, në mënyrë të veçantë asaj në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit të tanishëm. “Dinamika e zhvillimeve në Shqipëri”, theksoi ai, “po krijon një besim në rritje në Bashkimin Evropian se ka ardhur koha për të ecur më tej në procesin e integrimit evropian”. Ai theksoi se në shkurt 2018 Komisioni do të paraqesë strategjinë e zgjerimit dhe në muajin prill do të prezantojë raportin mbi Shqipërinë ku do të paraqiten propozimet e Komisionit mbështetur në analizën e rezultateve të arritura në plotësimin e pesë përparësive kyç. Raportuesi për Shqipërinë, eurodeputeti Eduard Kukan, theksoi se ai ishte dëshmitar i ndryshimeve të ndodhur në Shqipëri, të cilat, sipas tij kanë krijuar besim tek të dy grupimet e mëdha politike në Parlamentin Evropian për ta ftuar sa më parë Shqipërinë në tavolinën e bisedimeve për anëtarësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kjo femër po e çmend edhe Silvio Berlusconin (FOTO)
Previous article Pranga ish-Presidentit të Gjeorgjisë, mbështetësit e Saakashvilit ngrenë barrikada në rrugë (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT