• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRITANIA DHURON DRONË PËR TË KONTROLLUAR KUFIRIN TOKSOR DHE DETAR/ Balla dhe ministri Cleverly vizitë në Komisariatin e ri në Rinas
Home
Aktualitet
Kronikë

BRITANIA DHURON DRONË PËR TË KONTROLLUAR KUFIRIN TOKSOR DHE DETAR/ Balla dhe ministri Cleverly vizitë në Komisariatin e ri në Rinas

17 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly vizituan së bashku Komisariatin e ri të Policisë Kufitare në Rinas, ndërtuar me fondet e qeverisë britanike si një ndihmë për ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Ministri Balla shprehu së pari mirënjohjen për mbështetjen për godinën e Policisë Kufitare në Aeroport si dhe ekspertizën e punonjësve të Policisë britanike. Pala britanike ka dhuruar gjithashtu disa dronë, që do të përdoren për të kontrolluar kufirin tokësor e detar. Ministri britanik e vlerësoi si shumë efektiv bashkëpunim me palën shqiptare, çka ka ulur sipas tij 90% numrin e kalimeve të shqiptarëve drejt kufirit të Britanisë së Madhe.

“Mendoj është një model kaq pozitiv për të treguar që bashkëpunimi mund të sjellë rezultate. Ne e dimë që kjo është e vërtetë. Ne e themi edhe në rastin kur është koordinim midis departamenteve të qeverisë apo kombeve. Fakti që ne kemi qenë në gjendje që të dëshmojmë sa efektive është në një kohë kaq të shkurtër, pikërisht kjo është fantastike. Me të vërtetë fantastike. Fakti që marrëdhënia është zhvilluar nga një marrëdhënie e cila adreson emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britaninë e Madhe në një marrëdhënie e cila adreson problematikën e kalimit të emigrantëve nga vendet e treta nëpërmjet Shqipërisë nuk është e zakonshme. Si mund të duket suksesi? Fakti që ti mundesh të kesh rezultate domethënëse brënda 1 viti dhe më pas të thuash kush është stadi tjetër i suksesit”, tha Cleverly.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Ministri Balla tha se modelin e bashkëpunimit me Shqipërinë, Britania mund ta shtrijë edhe me vende të tjera.
“Me rëndësi është fakti që ne jemi gati ta vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në fusha të tjera si lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar apo edhe çështje të tjera. Po siç e nënvizuat edhe ju është 90% më pak qëkur Kryeministri Rama dhe Kryeministri juaj Sunak u takuan herën e kaluar në dhjetor në vendin tuaj kur ne firmosëm marrëveshjen”, theksoi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Po largoheshin nga Gaza pas ultimatumit të Izraelit, ja si sulmohet kamioni që transportonte civilë
Previous article MACRON NË TIRANË/ Pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT