• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRITANI E MADHE/ Johnson i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ja gjendja e kryeministrit britanik
Home
Nderkombetare

BRITANI E MADHE/ Johnson i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ja gjendja e kryeministrit britanik

21 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri konservator britanik Boris Johnson është operuar nën anestezi të përgjithshme për ‘mish të huaj në hundë’ në një spital në Londër mëngjesin e djeshëm. Kjo u bë e ditur në Downing Street, duke saktësuar se ishte një “operacion i vogël rutinë” dhe duke lënë të kuptohet se gjithçka shkoi mirë.

Johnson, në qendër të turbulencave të brendshme politike në muajt e fundit, por edhe një lojtar kryesor në linjën e vendosmërisë kundër pushtimit rus të Ukrainës brenda frontit perëndimor të aleatëve të NATO-s, ishte të premten e kaluar në një vizite në Kiev gjatë së cilës ai u takua për herë të dytë personalisht që nga fillimi i luftës, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë nderhyrjes, njësoj si në periudhën e shtrimit të tij në terapi intensive për Covid-in, që ndodhi në muajt e parë të pandemisë, në pranverën e vitit 2020, funksionet e kreut të qeverisë i kanë kaluar numrit dy të konservatorëve, zëvendëskryeministrit aktual Dominic Rahab.

Ndërhyrja filloi në orën 6 të mëngjesit, shpjegoi një zëdhënëse e kryeministrit në konferencë për shtyp dhe “pak pas orës 10” me orën lokale (11 me orën tonë) Johnson ishte tashmë në gjendje të kthehej në rezidencën e tij në Downing Street.

Për momentin BoJo është pushim për t’u rikuperuar nga pasojat e ndërhyrjes dhe se operacioni ishte planifikuar “prej disa kohësh”. Ndërkohë, agjencia PA raporton se operacioni nuk duket të ketë lidhje me infeksionin e tij nga Covid-19 dy vite më parë apo me pasoja hipotetike që lidhen me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËLLAI I BIZNESMENIT TË NJOHUR/ Kush ishte shënjestër e zjarrit në Astir, flaka iu vu mjetit të tij luksoz “Range Rover”
Previous article DOSSIER/ Historia tragjike e vajzës bukuroshe nga Bolonja, që jetoi 45 vjet në kampet e internimeve shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje Botë

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje

ZJARRËT PËRFSHIJNË SPANJËN/ Mbi 380 mijë hektarë të djegur pranë Madridit dhe Zaragozës Botë

ZJARRËT PËRFSHIJNË SPANJËN/ Mbi 380 mijë hektarë të djegur pranë Madridit dhe Zaragozës

ITALIA PËRBALLET ME BRESHËR / Shkencëtarët japin alarmin Botë

ITALIA PËRBALLET ME BRESHËR / Shkencëtarët japin alarmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT