• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BREXIT/ Vendet e Ballkanit drejt “luftës” për fondet e BE-së pas largimit të Britanisë së Madhe
Home
Rajon

BREXIT/ Vendet e Ballkanit drejt “luftës” për fondet e BE-së pas largimit të Britanisë së Madhe

29 January, 2018 g.autor Rajon

Shtetet anëtare në BE të Europës Qendrore dhe Lindore përballen me një betejë për të ruajtur fondet joshëse të BE-së për bujqësinë dhe kohezionin social teksa Britania përgatitet të largohet nga blloku me 28 shtete, dhe teksa BE-ja harton një kornizë të re financiare shumëvjeçare për pas vitit 2020, sipas Bertellsman Stiftung.

Studimi nga organizata e analistëve gjermanë për çështjet kyçe që kanë gjasa të ngrihen në negociatat e ardhshme të buxhetit, thekson se Rumania dhe Bullgaria do të jenë mes vendeve të Europës Qendrore-Lindore që me gjasa do të preken nga kursimet e detyruara nga BE-ja prej humbjes së kontributit britanik.

Në të thuhet se dalja e Britanisë me gjasa do t’i kushtojë BE-së rreth 6 miliardë euro në vit, pasi Britania kontribuon rreth 12 miliardë euro në vit për BE-në dhe përfiton thuajse gjysmën e kësaj shume në forma të ndryshme.

Ndërkohë, studimi kujton deklaratën e Komisionit se gjysma e kësaj humbjeje – rreth 3 miliardë euro në vit – duhet të vijnë nga kursimet, ndërsa gjysma tjetër nga burime të reja.

Studimi thekson se vendet e Europës Qendrore-Lindore, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë shprehur tashmë kundërshtim të fortë për disa nga idetë e prezantuara nga Komisioni në një dokument të qershorit 2017, “Dokument Reflektimi për të Ardhmen e Financave të BE-së”.

Si Rumania dhe Bullgaria fitojnë shumë nga Politika e Përbashkët Bujqësore e BE-së, CAP dhe fondet e kohezionit.

Gjermania dhe Britania janë dy nga humbësit më të shumë neto në BE nga poliitka e bujqësisë së bashkët.

Fituesit kryesorë nga kjo politikë janë thuajse shumica e gjysmës lindore të Europës, me përjashtim të Portugalisë, Irlandës dhe Spanjës.

Polonia dhe Greqia janë dy vendet që fitojnë më shumë nga CAP – por Rumania renditet e treta, me fitime rreth 2 miliardë euro në vit nga CAP.

Bullgaria vjen në vendin e gjashtë, pas Hungarisë, me mbi 800 milionë euro.

Një tjetër reformë e mundshme buxheti që mund të alarmojë shtetet anëtare në BE nga Ballkani janë fondet e kohezionit social – të dhëna kryesisht në rajone që e kanë PBB më pak se 75 për qind të mesatares së BE-së.

Nuk është çudi që, thuajse të gjitha këto rajone janë në Europën Lindore dhe Juglindore – përveç Portugalisë, një pjese të vogël të Spanjës, Italisë së Jugut dhe Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar dhe rajonit perëndimor të Kornish në Angli.

Debat në reformën monetare të pas vitit 2020 “do të jetë shumë i ashpër”, parashikon Bertelsmann Stiftung – ku Europa ” e vjetër” do të kërkojë kursime në buxhetet e shpenzimeve dhe kushte më të mëdha në aspektin e respektimit të sundimit të ligjit dhe me Europën “e re” që i reziston këtyre më lart.

Kërkesat për kushte më të mëdha në termat e aksesit në financim janë rritur përpara ngjarjeve të fundit në Poloni, ku qeveria nacionaliste ka miratuar ndryshime ligjore që Brukseli i kundërshton. “Si ta bësh rrethin katror,” shton organizata gjermane, duke nënkuptuar se do të jetë një sfidë.

/birn

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehen familjarët e studentes së vrarë: Telefonata e presione me montazhe filmike, në mes të natës... (VIDEO)
Previous article Cuadrado pranë operacionit, rrezikon 2 muaj larg fushave

g.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT