• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BREXIT/ Rritet presioni ndaj MAY-t, Deputetët i dëshmojnë qeverisë se…
Home
Nderkombetare

BREXIT/ Rritet presioni ndaj MAY-t, Deputetët i dëshmojnë qeverisë se…

5 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Pak para debatit për marrëveshjen për Brexitin, Dhoma e Poshtme e Parlamentit britanik e ka rritur presionin ndaj kryeministes May. Deputetët i dëshmojnë qeverisë se i ka shkelur të drejtat e parlamentit.

Shkaku për këtë konstatim është se qeveria pati refuzuar që t’i vërë në dispozicion Dhomës së Poshtme versionin e plotë të një ekspertize ligjore të brendshme për marrëveshjen e Brexitit me BE. Prokurori i Përgjithshëm, Geoffrey Fox e pati argumentuar refuzimin me formulimin se paraqitja e plotë “do të binte ndesh me interesin publik” dhe do të zbulonte sekrete shtetërore.

Pas kësaj, deputetë të zemëruar iniciuan një debat për mosrespektimin e parlamentit. Projekt vendimin për këtë e paraqiti partia opozitare laburiste. Me një shumicë prej 311 nga 293 vota, deputetët votuan në mbështetje të mocionit që qeveria i ka shkelur të drejtat e parlamentit.

Si reagim ndaj disfatës në votim, qeveria bëri të ditur menjëherë se do ta publikojë të mërkurën plotësisht ekspertizën. Kritikë të Marrëveshjes së Brexitit besojnë se atyre duhen t’u mbajnë të fshehura informacione të rëndësishme për vlerësimin ligjor të marrëveshjes, përpara se të votojnë për të në 11 shtator.

Miratimi është i pasigurtë 

Debati i caktuar për pesë ditë për marrëveshjen e daljes nga BE duhej të kish filluar që të martën. Por përballë rezistencës tej kufijve partiakë është gjithsesi e diskutueshme nëse May do të mbështetet nga një shumicë. Me dështimin e tanishëm në votim bëhet e qartë se ajo nuk mund të mbështetet në një shumicë të deputetëve.

Se cilat do të jenë pasojat që do të ketë vendimi i parlamentit, kjo është e paqartë. Teorikisht, disa anëtarë të qeverisë mund të dëbohen për një periudhë kohe nga parlamenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIKSIMI I LOJTARËVE KOSOVARË/ Në ceremoninë e "Topit të Artë" pati SPEKTAKËL 
Previous article I JEPET LAMTUMIRA 21 VJEÇARES/ Shqiptari me shokun e përdhunuan e më pas e hodhën në det

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT