• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BREXIT/ Letra e deputetëve të BE: Britanikë ju lutem qëndroni
Home
Nderkombetare

BREXIT/ Letra e deputetëve të BE: Britanikë ju lutem qëndroni

14 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Para votimit në Londër për marrëveshjen e Brexit që kryeministrja, Theresa May arriti me BE, 100 deputetë të Parlamentit Europian i drejtohen me një letër Britanisë së Madhe. Theresa May pret shtyrjen e Brexitit

“Ne ju lutemi që për interesin e gjeneratës së ardhshme të rimendoni daljen nga BE”, thuhet në një letër të eurodeputetëve, që publikohet të hënën në Britainnë e Madhe. “Çdo vendim britanik për të qëndruar në BE do të përshëndetej prej nesh, dhe ne do të punojmë së bashku për të reformuar dhe përmirësuar Bashkimin Europian.” Më tej eurodeputetët shkruajnë se “e kanë vlerësuar jashtëzakonisht ndikimin e politikanëve dhe qytetarëve britanikë në 40 vitet e fundit. Do të na mungojë aftësia e dija e kolegëve britanikë.”

Një nga nënshkruesit e kësaj letre, politikani gjerman i CDU-së, Peter Liese u shpreh për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe se “ne duam të japim një sinjal për popullsinë, dhe me këtë edhe Dhomës së Ulët e të bëjmë të qartë – nëse britanikët vendosin të qëndrojnë, ata janë përzemërsisht të mirëseardhur.” Eurodeputeti konservator gjerman shton se “zemra dhe dera jonë është e hapur.”

Parlamenti britanik voton të martën (15.01.) për marrëveshjen e Brexit të arritur me shumë vështirësi nga kryeministrja Theresa May dhe BE. Refuzimi i kësaj marrëveshjeje në parlament konsiderohet mjaft i mundur. Pika qendrore e kontestuar është si mund të mënjanohen kontrollet mes provincës së Irlandës së Veriut dhe vendit anëtar të BE, Irlandës, kjo edhe për të penguar rindezjen e konfliktit në Irlandën e Veriut.

Parlamenti Britanik voton të martën për marrëveshjen, pritet një JO e qartë

May: Ndalimi i Brexit – më me gjasë se një largim pa marrëveshje

Nga ana e saj kryeministrja britanike, Theresa May sheh si skenar më të mundshëm ndalimin e Brexit se sa një dalje pa marrëveshje. Këtë qëndrim ajo pritet ta mbrojë të hënën në mbrëmje (14.01) në një fjalim para punëtorëve të një fabrike në Stoke-on-Trent, një qytet që ka votuar me shumicë për Brexit. “Ka disa në Westminster që duan ta vonojnë apo ndalojnë Brexitin dhe do të përdorin çdo mjet për të ndaluar këtë” thuhet në fjalimin e publikuar.

Ndërkohë BE sipas informacioneve të ndryshme po përgatitet për një shtyrje të daljes së Britanisë së Madhe deri në korrik. “The Guardian” shkruan, se Brexiti i planifikuar më 29 Mars nuk duket realist në Bruksel, për shkak të rezervave të mëdha në parlament. Pritet që javët e ardhshme të vijë një kërkesë nga Londra për një shtyrje “teknike” të procesit të daljes nga BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIVALITET ME ROZA LATIN? Rudina Dembacaj e thotë troç: Formati im nuk është i kopjuar...(VIDEO)
Previous article "NDJEHEM KRENAR PËR..."/ Tsipras: Jam krenar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth emrit me Maqedoninë

k.autor

Postime të ngjashme

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore Botë

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT