• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRESHËRI PLUMBASH NË BANESËN E LALËS/ Detajet: Pse autori ZGJODHI shtëpinë e prindërve. DY vite më parë në Prokurori…
Home
Aktualitet
Media

BRESHËRI PLUMBASH NË BANESËN E LALËS/ Detajet: Pse autori ZGJODHI shtëpinë e prindërve. DY vite më parë në Prokurori…

1 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Media

Pas sulmit me breshëri automatiku të shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje atë dhe familjarët e saj. Pranë banesës së Arif Lalës, babait të saj, në Laknas të Tiranës, janë pozicionuar patrullat e Komisariatit nr.5, por edhe të tjerë efektivë që vëzhgojnë çdo lëvizje të dyshimtë.

Dje, Policia dhe Prokuroria shpërndanë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku sqaruan se ngjarja po trajtohet me seriozitet maksimal dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Në deklaratë thuhet se janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes, si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, theksohet se grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe procedurale, por për arsye hetimi nuk mund të bëhen me dije të dhëna të tjera.

 

HETIMI

Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës janë përqendruar në përplasjen apo kërcënimet që Klodiana Lala ka pasur edhe më herët si gazetare. Kujtojmë se rreth 2 vite më parë, një kallëzim për kanosje që ajo kishte depozituar në Prokurori ishte pushuar pasi nuk u arrit të identifikohej autori.

Edhe për ngjarjen e fundit, hetuesit kanë dyshime të arsyeshme se sulmi është bërë për shkak të detyrës. Fakti se është qëlluar me armë në shtëpinë e prindërve të saj dhe jo në banesën ku ajo jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat, nuk shërben për të devijuar drejtimin e hetimeve. Madje, burimet thanë se nuk ka dyshime që sulmi ka qenë për gazetaren, por shtëpia e saj është shumë e vështirë për t’u sulmuar për disa rrethana konkrete.

Ajo jeton në një apartament në katin e 8-të të një pallati, që është i monitoruar nga kamerat në të gjitha anët. Por, një arsye tjetër është edhe prezenca e shtuar e forcave të rendit në pallatin ku ajo banon, pasi aty jeton edhe një police e mbrojtur.

Për këtë arsye, autorët kanë zgjedhur shtëpinë e prindërve të gazetares, duke u nisur edhe nga automjeti që ajo përdor, i cili ditën e ngjarjes ka qenë i parkuar para shtëpisë së babait të saj, pasi ishte përdorur nga të afërmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI NË LINDJE/ Grindje mes fqinjëve, Arabia Saudite plan ta kthejë në ishull Katarin
Previous article E SPIUNOI GJAHTARI ITALIAN/ Shqiptari që KULTIVONTE hashash kapet nga Policia. Prej kohësh...

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT