Lidhur me rastin e dhunës me armë zjarri në banesën e gazetares Klodiana Lala ka reaguar kryeministri Rama në “Twitter”. Ja çfarë shkruan Rama:
E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.