Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim gjatë verës së këtij viti prerjen e re të kartmonedhës 10 mijë lekë.
Luljeta Minxhozi, zëvendës guvernatorja e BSH, u shpreh gjatë një interviste televizive se “presim që gjatë verës së këtij viti të vendoset që të hyjë në treg kartëmonedha me prerje 10 mijë lekë. Në vazhdim do të futen edhe kartëmonedhat e tjera deri sa të plotësohet seria”.
“Nuk ka ndryshim, por vetëm një rikonfigurim të serisë të kartëmonedhave të Shqipërisë”, u shpreh ajo.
Prerja e re do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.