• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRENDA PAK ORËSH/ Shqiptarët tejkalojnë shifrën prej 20 mijë $ për familjen e të ndjerit Musaen Zeneli
Home
Sociale

BRENDA PAK ORËSH/ Shqiptarët tejkalojnë shifrën prej 20 mijë $ për familjen e të ndjerit Musaen Zeneli

29 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Historia e trishtë e Musaen Zenelit, 19-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga plumbat në masakrën e Velipojës, ka tronditur opinionin publik. Ai, në kushte të vështira ekonomike zgjodhi që të punojë në një restorant në Velipojë, por në ditën e tij të parë të punës, një sherr i përgjakshëm mes pronarëve të restorantit dhe një pale tjetër, rezultoi fatal për të duke gjetur vdekjen e menjëhershme pas një plumbi të marrë në zemër.

Në rrjet u sensibilizuan qindra persona për t’i ardhur në ndihmë familjes së Musaenit, pasi më të ardhurat e tyre e kishin të vështirë që të mbulonin shpenzimet mortore. Organizata USA ALBANIAN SOCIETY hapi edhe një llogari në “Go Fund me” ku mund të kontribuonin të gjithë ata që dëshironin të ndihmonin familjen. Në vetëm 13 orë u arrit shuma e synuar prej 20 mijë dollarësh, madje u tejkalua, ku momentalisht janë 20,497 dollarë. Këto para do të shkojnë për familjen e Musaenit.

( Ndihmo Familjen e Musaen Zenelit )

19 vjeçari Musaen Zeneli ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen.  Jetonte vetëm me nënën, pasi babain e kishte humbur. Ai mbyt në Lumin Drin. Që prej asaj kohe duhet të përkujdesej për nënën. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër. Ai u gjet pa shenja jete në rërë.  Në xhep kishte disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezllonë.  Musaeni la pas nënën dhe vëllain, Erdisin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI I QYTETARËVE MBI 18-VJEÇ/ Të rinjtë në stadiumin "Air Albania": Zgjodhëm të vaksinohemi për të qenë më të mbrojtur
Previous article NJË TJETËR RAST DHUNE NË FAMILJE/ 35 vjeçari godet bashkëshorten në Fier, policia...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave Aktualitet

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër Aktualitet

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT